Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka asnjë dorë pas nesh! Për 135 ditë nuk na dëgjoi, tani revolta do të vazhdojë!
Studentët i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protesta e tyre është e pavarur dhe se pas revoltës nuk qëndron asnjë forcë tjetër. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Një studente, në një prononcim për mediat, tha se të rinjtë po protestojnë për kushtet bazë të jetesës, por edhe për problemet që hasin gjatë studimeve universitare.
“Ne po protestojmë që, e pakta, në vitin 2027 duhet të kishim ujë dhe drita, që janë minimumi që Rama duhet të bënte. Rama nuk ka bërë asgjë, përveçse ka rritur çmimet në stratosferë dhe pastaj thotë se pse çohet rinia në protestë”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi se protesta nuk do të ndalet, pavarësisht gazit lotsjellës dhe përplasjeve të ditëve të fundit.
“Do të vijojmë të protestojmë derisa ta heqim. Nuk do të ndalojmë ditë e natë, 24 orë, me sytë me lot nga gazi që na hedhin, këtu derisa ta heqim. Jemi ne studentët që po e bëjmë të gjithë këtë dhe askush tjetër nuk ka dorë pas nes”, deklaroi studentja për News24.
Studentja: Ne po protestojmë që, e pakta, në vitin 2027 duhet të kishim ujë dhe drita, që janë minimumi që Rama duhet të bënte. Rama nuk ka bërë asgjë, përveçse ka rritur çmimet në stratosferë dhe pastaj thotë se pse çohet rinia në protestë.
Rinia çohet në protestë se këtu edhe rinia sot duhet të paguajë nga 500 mijë lekë që të marrë një provim dhe s’ka pedagog që ta mohojë këtë, se i kemi me fakte. Dhe kur i vjen puna, Rama futet e nxjerr ca video të Monikës për të humbur ca muhabete.
Do të vijojmë të protestojmë derisa ta heqim, derisa ta zhdukim si njeri. Nuk do të ndalojmë ditë e natë, 24 orë, me sytë me lot nga gazi që na hedhin, këtu derisa ta heqim.
Janë të gjithë studentët. Ne e lamë protestën paqësisht dhe asnjë nuk u bë me paqe, dhe tani do të nisim revoltën, se jemi të revoltuar. Jemi ne studentët që po e bëjmë të gjithë këtë dhe askush tjetër nuk ka dorë pas nesh.