E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Studentët i vënë flakën hyrjes së ministrisë së Financave, mbërrin autoboti me ujë

Situata vazhdon të paraqitet e tensionuar mes studentëve dhe efektivëve të Policisë mbrëmjen e sotme, ndërsa hyrja e ministrisë së Financave është përfshirë nga flakët.

Molotovët e hedhur drejt godinës shkaktuan zjarrin, ndërsa në vendngjarje mbërriti menjëherë autoboti me ujë për të shuar flakët.

Tensionet dhe përplasjet kanë qenë të vazhdueshme gjatë mbrëmjes, ndërsa të rinjtë kanë shkatërruar dhe vendosur flakën disa kioskave.

Nga ana tjetër, efektivët e Policisë kanë tentuar që t’i shpërndajnë ata duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›