E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërkon dorëheqjen urgjente të Ramës: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira për të dalë nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha kërkoi largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.

“Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza”, thuhet në deklaratën e kryetarit të PD-së.

Berisha përshëndeti gjithashtu studentët dhe lëvizjen e tyre, duke garantuar se Partia Demokratike do të vijojë t’i mbështesë dhe të mbrojë kauzën e tyre.

“Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, deklaroi Berisha.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›