Studentët në revoltë, Rama gjen fajtorin të Rusia dhe Irani: Shqipëria, pjesë e një sulmi të mirë-koordinuar
Kryeministri Edi Rama flet për ndërhyrje të huaja për protestat ne Tiranë duke përmendur Rusinë dhe Iranin si pjesë të asaj që e cilësoi një sulm të mirëkoordinuar ndaj vendit.
Sipas tij, krahas pakënaqësive të qytetarëve, në protestat dhe debatet publike po veprojnë edhe struktura të ndikimit të jashtëm.
Kryeministri ngriti shqetësime edhe për atë që e cilësoi si aktivitet të koordinuar në internet, duke përmendur mijëra profile që janë aktivizuar nga Irani për të ndikuar në debatet që lidhen me Shqipërinë.
“Rusia nuk i do të gjitha këto dhe nuk është aspak rastësi që “babai” ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin, del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet “kombin shqiptar të ortodoksëve dhe të sufistëve” që më në fund po tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe po i kundërvihen rendit demokratik europian. Nuk është rastësi. S’ka se si të jetë rastësi sepse ne e dime shumë mirë, që ditën e parë që u shfaqën flamingot, ashtu siç shumë qytetarë i solli dallga e pakënaqësisë, ishte pas saj dhe dallga e influencës ruse në të gjithë sistemin e rrjeteve sociale. Me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra profile false të krijuara enkas si shqiptarë që kërkonin të mbronin natyrën, u vunë në lëvizje ashtu sikundër u vunë në lëvizje me mijëra e mijëra të tjera nga Republika terroriste e Iranit për të mbrojtur natyrën në Shqipëri.
Si mund të jenë këto rastësira? Këto nuk janë rastësira, nuk ka rastësi këtu. Këtu Shqipëria është bërë pjesë e shënjestrave të një sulmi të mirë koordinuar nga një forcë e verbër, e cila tanimë siç ju thashë nga presidenti i Shtetit të Bashkuara është shpallur organizatë terroriste. Ndërkohë që e përsëris ata që janë atje në shesh patjetër që janë vajzat, janë djemtë e këtij vendi. Ne i kemi pasur mirë parasysh kur Policia e Shtetit ka qenë në maksimumin e vetëpërmbajtjes së vetë. Çfarë tjetër përveçse vetëpërmbajtjes së policisë mund të bënte që të të hidhej flaka dhe të ndizeshin flakët në një sërë institucionesh, ministri, të digjej Ministria e Arsimit. E dini ju pse shkojnë te Ministria e Arsimit, jo se janë studentë që kërkojnë më shumë, po se duan të fusin në kokën e gjithsekujt që kjo është një revoltë për arsimin. Kjo nuk është një revoltë për arsimin, se revoltat për arsimin janë ato të 2018-s, kur ishin 20 e kusur mijë studentë dhe nxënës edhe e mbani mend shumë mirë. E bllokuan Tiranë me ditë dhe me javë. I bllokuan universitetet, i bllokuan katedrat, e bllokuan mësimin, por ishin paqësor dhe kishin kërkesa për universitetin”, tha nder te tjera Rama ne takimin e strukturat e policise.