Studentët myslimanë bojkotojnë Darvinin

Studentët myslimanë, përfshi edhe ata që po përgatiten për të qenë doktorë në një nga universitetet më të mira në Britani, kanë refuzuar që të marrin leksione për evolucionin, duke pretenduar se ato ide bien në konflikt me Kuranin.
Profesorët e University College London kanë shprehur shqetësim për numrin gjithmonë e në rritje të studentëve të biologjisë që bojkotojnë leksionet për teorinë darviniste, duke cituar si arsyetim fenë e tyre.
Stive Jones, profesor për gjenetikën humane në këtë Universitet thotë se si ka mundësi që këta studentë duan të studiojnë biologji, mbi të gjitha kur ajo dukshëm bie në kundërshtim me besimet e tyre.
“Kam pasur diskutime me studentë që i përkisnin kishave të krishtere fundamentaliste. Por tani është mbizotërues numri i myslimanëve që lënë klasën kur flitet për Darvinin,” thotë ai.