Vermaelen kritikon larguesit

Mesfushorët Cesc Fabregas dhe Samir Nasri u larguan nga Emirates gjatë afatit kalimtar të verës në drejtim të Barcelonës, respektivisht Manchester Cityt, pasi u bë e qartë se klubi nuk ishte në gjendje të refuzonte ofertat e majme për dy prej yjeve më të mëdhenj të tij.
Por, reprezentuesi belg ka kritikuar qëndrimin e atyre që u larguan duke theksuar se futbollistët duhet të mbesin dhe të luftojmë në kohë të vështirë e jo të kërkojnë klub të ri.
“Njerëzit mendojnë se kur vijnë kohët e vështira është më mirë të kërkoni një klub tjetër. Por, kur e keni vështirë, nuk do të thotë të dorëzoheni. Ju duhet të luftoni. Nuk mundeni gjithmonë të shkoni diku tjetër sepse nuk do të thotë se atje do ta keni më mirë. Arsenali është klub vërtet i mirë dhe këtu ndihem si në shtëpi. Bordi, trajneri dhe tifozët më japin besim të madh. Pse duhet të largohem?” tha Vermaelen për Daily Telegraph.