E Diel, 1 Nëntor 2026

Corriere Della Sera Pse Shqiperia nuk eshte Tunizi

Ndersa lideri i opozites Edi Rama i dergonte thirrje Italise dhe BE-se qe te denonin dhunen ne Tirane per vrasjen e tre manifestuesve Pallati Kixhi nxirrte nje komunikate Italia denon cdo lloj dhune dhe i ben thirrje opozites dhe qeverise se Tiranes qe te zgjidhin ne menyre paqesore nepermjet institucioneve dhe dialogut politik diferencat ekzistuese. Eumlshte evidente qe thirrja e Rames nuk eshte degjuar. Por nuk behet fjale vetem per nje pozicion te ekuilibruar. Ne menyre te terthorte lajmerohen te gjithe palet qe nje dhune tjeter e mundshme duke pare situaten aktuale te bllokut kunder bllokut do te shihej me disfavor si nga Roma ashtu dhe nga Brukseli. Ti ofrosh nje mundesi qeverise ne detyre te Tiranes duke vijuar mbajtjen te ankoruar Shqiperine prane Evropes eshte sot zgjidhja me e mire. Shqiperia nuk eshte Tunizi. Presidenti tunizian Ben Ali ishte ne pushtet qe nga viti 1987 ne saje te rizgjedhjeve periodike formale. Ne Tirane Kryeministri Sali Berisha eshte ne pushtet qe nga vitit 2005 dhe u rizgjodh ne vitin 2009 edhe pse me vota te ngushta dhe me akuza per manipulime. Por nese Berisha eshte nje politikan me eksperience dhe i diskutuar edhe lideri i opozites dhe i Partise Socialiste Edi Rama nuk eshte vetem nje artist ekstravagant. Eumlshte nje politikan me karriere te gjate kryetar i Bashkise se Tiranes qe nga viti 2000. Nje politikan qe ka fituar popullaritet duke transformuar Tiranen e zbehte te Enver Hoxhes ne nje qytet plot me te rinj dhe me lokale por qe edhe ai ka nje CV politike te njollosur nga akuza te perseritura per korrupsion dhe abuzime ne dhenien e lejeve te ndertimit. Ne Shqiperi nuk ka asnje kalores te bardhe qe do ta liroje vendin nga pushtimi nuk ka nje kalores te bardhe dhe per fat dhe merite te shqiptareve nuk eshte regjimi shtypes i se shkuares. Duhet te rikujtojme se ne Shqiperi bashkejetojne 70 myslimane te moderuar 20 ortodokse dhe 10 katolike por grupet e ndryshme fetare nuk kane qelluar asnjehere njeri-tjetrin ashtu sic ka ndodhur ne ish-Jugosllavi dhe elementi fetar nuk eshte shfrytezuar deri tani nga asnje pale politike. Rasti shqiptar eshte ai i nje bashkejetese dhe tolerance fetare qe eshte per tu ruajtur per te ardhmen e Evropes. Pastaj eshte ekonomia. Shqiperia eshte nje vend i varfer qe deshiron te rritet me shpejtesi. Per me teper shume me mire qe kjo te ndodhe ne kornizen e sfidave te parashtruara nga aderimi i mundshem i vendit ne Bashkimin Evropian. Le te mendojme vetem per bujqesine qe perfaqeson akoma 1/5 e prodhimit te brendshem bruto por produktet shqiptare nuk arrijne te shkojne ne raftet e supermarkatave italiane. Dhe kjo per shkak te nje produktiviteti akoma tani i penguar nga kundershti te renda juridike ne dhenien e se drejtes se pronesise nga probleme logjistike dhe te certifikimit te cilesise se mallrave. Keto jane nyje te cilat ankorimi i mundshem ne Bruksel do te ndihmonte per ti zgjidhur. Pa harruar qe nga 15 dhjetori heqja e regjimit te vizave Shengen per qendrimin afatshkurter vlen edhe per Shqiperine Shqiptaret nuk kane me nevoje per vize per te udhetuar ne BE. Dhe eshte e qarte se perballe nje masakre Italia - qe aktualisht ka me teper se gjysme milioni emigrante shqiptare - do te gjendej perballe nje presioni migrator te konsiderueshem dhe do te jete ajo qe do te paguaje cmimin me te larte per degjenerimin e situates ne vendin e shqiponjave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›