Akti Amerikan i Punes Obama thirrje senatit ta miratoje

Teksa Senati amerikan bëhet gati që të miratojë të martën projektligjin e ri për punësimin, presidenti amerikan Barack Obama u ka kërkuar sërish ligjvënësve të miratojnë planin e tij për shtimin e vendeve të punës. Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama tha se Akti Amerikan i Punës do të hapë mijëra vende pune dhe do të shkurtojë taksat për bizneset e vogla, kjo, duke i kërkuar shtresës së pasur të paguajë më shumë taksa.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë republikanët, nëse këta të fundit do të kenë një plan më të mirë për të nxitur ekonominë. Por, në përgjigjen që dha në emër të republikanëve, senatori Xhon Thun i shtetit të Dakotës Jugore, e kritikoi propozimin e Presidentit duke e quajtur një dredhi për të ruajtur postin e tij në vend që të krijojë vende pune për amerikanët në vështirësi.