Berisha:Fluksi i aplikantëve,grusht mosbesuesve

Shpërndarja e kartave të identiteit është një grusht për të gjithë ata që nuk besuan në realizimin e këtij procesi. Duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm pajisjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë me këtë dokument, kryeministri Sali Berisha, është shprehur se qershori do të jetë dëshpërues për politikën e majtë, që sipas tij e ka bazuar votën mbi mashtrimin. Fluksin e madh të njerëzve nëpër zyrat e aplikimit për kartat e identitetit, shefi i qeverisë e ka cilësuar vetëdije të lartë të qytetarëve për rëndësinë e këtij dokumenti. Ndërsa, ka justifikuar harxhimin e rreth 4 mijë kuponave të shpërndarë, pikërisht me këtë fakt. Kreu i qeverisë ka vëzhguar nga afër aplikimin për kartat e identitetit në zyrën përkatëse pranë njësisë bashkiake 3 dhe 4 në kryeqytet. Gjatë këtij vëzhgimi Kryeministri Berisha ka bërë me dije se personalisht nuk ka aplikuar ende, për t'ju lëdhë udhën e hapur rishtaz qytetarëve për t'u pajisur me këtë dokument.