PD realizoi premtimin për legalizimet
12/01/2009 Hipotekimi i banesave dhe kompensimi i pronave çliron biznesin dhe ekonominë shqiptare
ALUIZNI ka arritur të përfundojë përpunimin e të dhënave për 100 mijë dosje me ndërtime të paligjshme, që përbën rreth një të tretën e të gjithë dosjeve. Brenda pak muajve pritet edhe përfundimi i dokumentacionit për të gjithë vetëdeklarimet e ndërtimeve informale në Shqipëri. Gjë që do të sjellë fundin e informalitetit në këtë sektor, si dhe hapjen e ekonomisë shqiptare. Kjo do të krijojë të gjitha kushtet e munguara deri tani për bankat që japin kredi, por do të garantojë gjithashtu shitblerjen e ndërtimeve që deri më dje në dokumente zyrtare ishin in-ekzistente. Në lidhje me këtë proces, i cili konsiderohet dhe më i rëndësishmi për ekonominë në vend dhe për gjithë popullsinë realizuam një bisedë me Ferdinand Shehun, nëndrejtorin e ALUIZNI-t. Së bashku me drejtorin e këtij institucioni, Shaban Memia dhe Ferdinand Shehu duket se do të hyjnë në historinë shqiptare si personat që realizuan ligjërimin e çështjes së të drejtës mbi pronën, duke realizuar kompensimin e pronarëve, toka e të cilëve është zënë padrejtësisht. Njëkohësisht me anën e forcës së ligjit, familjeve që kanë ndërtuar banesat e tyre ju dha e drejta që t’i gëzojnë ligjërisht, gjë që deri më tani ishte e pamundur. Proces ky që hap rrugën për urbanizimin e këtyre zonave që për vite me radhë kanë mbetur si një vrimë e errët në vend. Vetë Shehu thekson se me këtë nismë është realizuar premtimi dhe angazhimi më i madh elektoral i Partisë Demokratike, ai i formalizimit të ekonomisë shqiptare dhe i së drejtës mbi pronën. “Përfundimi i procesit të legalizimeve do të sjellë rregulla të qarta loje dhe garanci për investimet në vend, ndaj dhe kam angazhimin e plotë, sado sakrifica të kërkojë, në realizimin e tij”, shprehet Shehu në bisedë. Sipas tij, vetëm me njohjen reale të pronës do të kemi një integrim dinjitoz dhe një shtysë të madhe për zhvillimin e vendit, shtimin e investimeve të huaja drejt Shqipërisë. Gjithsesi, Shehu thekson se gjithë ky proces nuk do të realizohej pa bashkëpunimin e gjithë stafit të ALUIZNI-it. Ndërsa vë në dukje bashkëpunimin me kreun e këtij institucioni, Shaban Memia. Kjo si për konsultat e shpeshta në zgjidhjen e problemeve që dalin në proces, ashtu dhe ndjekjen për çdo detaj.
Për tre muaj ALUIZNI ka arritur të përpunojë rreth 100 mijë dosje, duke realizuar dhe një numër mjaft të madh vendimesh të miratuara në Qeveri për lejet e legalizimit. Dhe po kështu është vepruar me miratimin e sipërfaqeve të tokave që do të kompensohen. Kjo nëpërmjet pagesës që do të kryejnë ndërtuesit informalë. Një veprim ky që për Shehun është shenja më pozitive që tregon se Shqipëria po del nga gracka e informalitetit që ka sjellë ngërçe në investime apo në të drejtat e secilit familjar mbi pronën që ka. Në postin e numrit 2 të Agjencisë së Legalizimeve, Ferdinand Shehu, ka marrë detyrën menjëherë pas krijimit të këtij institucioni, ndërsa është i njohur dhe për angazhimin e tij në biznes.
Familja dhe angazhimet
Shehu është babai i dy vajzave, 3 dhe një vjeç. Veç angazhimit maksimal në realizimin e procesit të integrimit Shehu ka dhënë dhe jep kontributin e tij në botën akademike. Aktualisht ai është pedagog i jashtëm, në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ferdinand Shehu mban titullin e doktoraturës, të cilin e ka mbrojtur me temën rreth “Shfrytëzimit të Energjive të Rinovueshme”. Çështje kjo që po zë një diskutim mjaft të shpeshtë në Shqipëri, si vend importues i energjisë, ndikuar nga presionet e vazhdueshme të shtrenjtimit të energjisë në tregjet e huaja, apo daljes gjithnjë e më shumë në pah të nevojës për shfrytëzimin e energjisë së pastër nga pikëpamja mjedisore.
Në politikë
Në Partinë Demokratike, Ferdinand Shehu, është i njohur për kontributin e dhënë prej disa vitesh, madje dhe në kohët më të vështira të saj, kur PD-ja ishte në opozitë. Aktualisht, Shehu ka marrë drejtimin e zonës në njësinë 5 në Tiranë, ku dhe ka nisur procesi i përgatitjes për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në mes të këtij viti. Pavarësisht se në botën politike ka marrë angazhimin në reformimin e një prej njësive më të vështira për sa i përket elektoratit, Shehu thekson se e konsideron normale zonën që ka marrë duke shtuar se ajo do të jetë e djathtë në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve që do të vijojnë.