E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i ri kamikaz në Pakistan, vriten 14 veta dhe plagosen 30

Islamabad, 12 shkurt, NOA - Së paku 14 persona
kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur nga një sulm kamikaz në
veriperëndim të Pakistanit. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat vendase, të cilat
raportojnë ndër të tjera se në mesin e viktimave janë nëntë policë dhe pesë
civilë.

Ky është një sulm i ri në kuadrin e një valë të tëre sulmesh me të
cilat kohët e fundit ky vend është përballur, të ndërmarra nga militantët talebanë
dhe mbështetësit e rrjetit terrorist të Al Kaidës.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›