Tiranë, Bashkia nis rikonstruksionin e 4 rrugëve në njësinë 8

Bashkia e Tiranës ka nisur riksonstruksionin e 4 rrugëve në njësinë bashkiake nr 8 në Tiranë. Investimi në infrastrukturën rrugore arrin në shifrën e 7.8 milion lekëve dhe konkretisht ndërhyrja do të bëhet në rrugët "Riza Cerova", “Thanas Ziko”, “Demir Gashi” dhe “Ramazan Farka”.
Punimet pritet të përfundojnë pas 4 muajve. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, i quan një rikthim të investimeve të Bashkisë pas 10 viteve mungese në këtë njësi.
Përvec reabilitimit të rrugëve, është ndërhyrë edhe në sistemin ujësjellës kanalizime. Sipas Nënkryetares për shkak të planit të ri urbanistik, në të gjitha njësitë do të hartohet një databazë ku janë të identifikuar problemet nga ku do të nisin edhe ndërhyrjet perkatese.