Hetim per italianin Francesco Daddin
Shiste makinat ne Shqiperi, i denonconte te vjedhur ane Itali
Tirane - Pasi kishte sjelle nje makine ne Shqiperi e kishte shitur, por sapo ishte kthyer ne Itali e kishte denoncuar si te vjedhur. Policia e Tiranes, ka nisur hetimet ndaj nje italiani per trafik makinash, pasi dyshohet se ka sjelle makina qe i vidhte. Francesco Daddi eshte vene nen hetim nga efektivet e seksionit kunder Trafiqeve te Paligjshme. Policia tha dje se, ka kryer bllokimin e automjetit fuoristrade, tip "BMV X3", me targe DH 975 ES, ne pronesi te A. G., 26 vjec, lindur ne Fier dhe banuese ne Tirane. Sipas policise, bllokimi i ketij mjeti u be per arsye se nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti eshte denoncuar i vjedhur ne Itali, ne gusht te vitit 2007. Por nga hetimi ka rezultuar se, ky mjet, ka hyre ne territorin e Republikes se Shqiperise nga ana e italian Daddi, i cili dyshohet se e ka sjelle makinen per ta trafikuar. Policia e kryeqytetit deklaroi se, pas nisjes se hetimeve dhe berjes se dosjes gati, materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, ne ngarkim te italian Francesco Daddi, per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike".
A. Cena