Tadic: Serbia e interesuar të zgjidhë konfliktin me Kosovën
BEOGRAD- Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për çështje praktike dhe përmirësimin e jetës së njerëzve, ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton gjatë qëndrimit në Beograd.
Nga ana tjetër presidenti i Serbisë Boris Tadic ka deklaruar se vendi i tij dëshiron të zgjidhet ‘problemin kronik’ të Kosovës.
Mediat vendase bëjnë me dije se Baronesha Ashton dhe presidenti i Serbisë këto deklarata i bënë dje në Beograd në një konferencë të përbashkët për media ku përshëndetën arrestimin e të shumë kërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.
Ashton ka bërë publike se me zyrtarët serbë ka folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd duke shtuar se është e rëndësishme që të sigurohet që njerëzit të jetojnë më mirë në kuptimin praktik.
Ndërkaq, Tadic ka vlerësuar me rëndësi nisjen e dialogut dhe ka shtuar se Serbia nuk ka asnjë arsye që të bllokojë procesin politik dhe dialogun. Sipas tij, hapësira e Ballkanit Perëndimor nuk mund të integrohet në BE nëse sjellin konfliktet e brendshme në institucionet e BE-së.
(e.m/koha/BAlkanWeb)