E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja e mbijetuar: Në spitalin e Beratit nuk më priti njeri

Ergita Opingari në shtëpinë e saj në Berat

Dëshmitarja e aksidentit me këmbë e qafë në allçi.

Ergita Opingari: Do mbyll provimet dhe skthehem në Elbasan. Masterin në Tiranë.

Me një këmbë në allçi dhe qafë të fashuar. Kështu na pret Ergita Opingari, 21-vjeçarja që ishte një prej 29 studenteve të plagosura në aksidentin tragjik të Himarës. Ajo është kthyer pak ditë më parë nga spitali i Vlorës në shtëpi, kur për disa javë të tjera do të detyrohet të qëndrojë nën trajtim. Ndërsa ditët kalojnë, Ergita e quan të vështirë kthimin në Universitetin e Elbasanit, ku do e ndjejë mungesën e 11 shoqeve që humbën jetën pasditen e 21 majit, por edhe të të tjerave që vazhdojnë të jenë në gjendje kritike në spital. Familja Opingari jeton në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Beratit. Vajza e tyre la spitalin e Vlorës pas ndërhyrjeve të para, por thotë se nuk ka gjetur ndihmën e duhur në spitalin e Beratit. “U desh reagimi i familjes që të sillnin në shtëpi një ambulancë për të më rikthyer në spital për një kontroll tjetër”, shprehet Ergita. Studentja e vitit të tretë i rikthehet dhe një herë momentit të aksidentit fatal, ndërsa thotë se sa të mbyllë provimet do të vazhdojë shkollën në Tiranë, jo më në Elbasan.
Si e përjetuat çastin kur autobusi ra në humnerë?
Unë jam ende e traumatizuar për atë që pashë me sytë e mi. Edhe pse kisha marrë plagë të rënda në trup, kur pashë shoqet e mia që nuk po lëviznin dhe ishin duke dhënë shpirt, nuk di se si ta përshkruaj atë ngjarje tragjike. Unë kam qenë në fund të autobusit, duke dëgjuar muzikë me kufje. Sa po mendoja që të merrja babanë në telefon që t’i thosha që do të hamë drekën në Porto Palermo, kur dëgjova të bërtitura të shoqeve të mia dhe befas ndjeva një përplasje të madhe të autobusit, i cili pas disa saltrosh u nda në dy pjesë. Unë fillimisht u mbajta te hekurat. Në këto momente pashë shoferin që po manovronte në timon. Sa hap e mbyll e sytë përfunduam në humnerë, pasi kishim bërë disa saltro.
Si e patë veten në fund të greminës?
Të mbuluar me gjak, me këmbë të thyer dhe plagë të rënda në pjesët e trupit. Këmba e majtë më ishte futur në disa hekura dhe nuk e ndjeja më. Në shpinë kisha një hekur tjetër që më kishte rënë gjatë saltrove që pësoi autobusi. Kur po luftoja me vdekjen dëgjova zërin e shoqes sime, Arta Ballabanit, që po më thërriste: Ergita, dil të lutem! Forca! Në këto momente u mundova të mblidhja forcat, por më kot, se këmbën nuk e ndjeja më dhe nuk e komandoja dot. U trondita shumë kur pashë gjakun që po më rridhte nga koka. Kujtoj që m’u afrua një burrë i moshuar për të më ndihmuar. Unë i thashë që ndihmo atë shoqen time që po jep shpirt. Na mori të dyjave dhe na çoi në spitalin e Himarës me batanije dhe më shtrinë jashtë, se brenda në spital nuk kishte më vend.
Kur më çuan në spital pashë shoqet që vinin me fytyrë të shpërfytyruar. Nga Himara na dërguan në spitalin e Vlorës ku u kuruam. Në spital mora familjen në telefon për atë që na kishte ndodhur. Qëndruam aty për tri ditë. Drejtori i spitalit të Vlorës u telefonoi të gjithë atyre spitaleve të rretheve nga ishim ne të plagosurat që pasi të dilnim nga ky spital të na trajtonin në qytetet tona.
Kur shkuat në spitalin rajonal të Beratit, si ju priti personeli shëndetësor?
Siç na sollën me ambulancë nga Vlora për në spitalin e Beratit nuk më priti asnjeri nga personeli i spitalit. Më vonë më mori një infermier në krah dhe më hipën në karrocë për të më çuar në urgjencë. Ua tregova kartelën e Vlorës dhe epikrizën. Mjeku i urgjencës, pas vizitës, më tha se nuk kisha nevojë për shtrim. Pas irritimit të familjes, personeli mjekësor erdhi në shtëpi bashkë me ambulancën dhe më morën për të kryer të gjitha ekzaminimet. Ata konstatuan dhe një herë thyerjen e këmbës së majtë dhe plagët e tjera që unë kisha marrë. Tashmë po kurohem në shtëpi.
Është përfolur shumë se ju kanë detyruar me forcë për të shkuar në ekspeditë. Si qëndron e vërteta?
Nuk kam dëgjuar ndonjë profesor që të thotë se duhet të shkoni se kështu duam ne. Shkuam me dëshirën tonë.
Do të ktheheni për të vazhduar studimet në Fakultet?
Unë jam në vitin e tretë dhe kisha në plan që ta mbaroja vitin, edhe pse na ndodhi kështu. Por Masterin do ta kryej në Tiranë dhe jo në Elbasan. Kam kapur mesataren dhe do ta zhvilloj atje. Unë do të shkoj përsëri pasi jemi në sezon dhe presim orientimet e universitetit. Do ta kem të vështirë, sepse do më duhet të përballem me mungesën e shoqeve të mia që aksidenti u mori jetën në lule të rinisë.

Spitali: Vajza nuk donte vetë të shtrohej
Drejtuesit e spitalit të Beratit pohojnë se ata kanë qenë të gatshëm të mbajnë nën kontroll vajzën e aksidentuar, por thonë që ajo vetë nuk ka dashur të shtrohej. Sipas drejtorit Shkëlqim Hysi dhe mjekut të urgjencës, Ben Konomi, pas mbërritjes me ambulancë nga spitali i Vlorës, 21-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli. “Bazuar te kartela, nuk ishte i nevojshëm shtrimi, madje dhe vetë studentja nuk ka pranuar. Në këto kushte, të nesërmen e kemi marrë me ambulancë nga shtëpia dhe në spital i kemi kryer të gjitha kontrollet. Në gjendjen që ndodhet ajo i dhamë vetëm një recetë për të marrë qetësues, pasi nuk ka nevojë për barna të tjera”, thanë mjekët.

Dy studentet e tragjedisë së Himarës lënë Spitalin e Vlorës
VLORE – Përmirësohet ndjeshëm gjendja e dy studenteve të shtruara prej një jave në spitalin e Vlorës, pas tragjedisë së autobusit në Qafën e Vishës, në afërsi të Himarës. Tashmë në sallën e reanimacionit të pavijonit të kirurgjisë ndodhet vetëm një studente e plagosur, por mjekët theksojnë se kurimi i saj në këtë spital është ende i nevojshëm. Një grup mjekësh vizituan studentet e plagosura që ndodheshin në sallën e reanimacionit, dhe pas konsultimeve edhe me prindërit e vajzave, ata vendosën që dy prej tyre, Besjana Xheneti nga Kavaja dhe Liri Hasa nga Kryevidhi i Kavajës, të lënë spitalin. Ato janë dërguar pranë familjeve të tyre, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore në vijimësi do të ndiqet nga mjekët e zonës apo qytetit të tyre. Sipas mjekëve, dy studentet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ishte i nevojshëm vazhdimi i mbajtjes së tyre në spital. Sipas drejtorit të Spitalit të Kavajës, Liri Hasa ka shkuar në këtë spital dhe pasi është parë gjendja, mjekët e çuan në banesë. Ndërsa Besjana Xheneti është dërguar direkt pranë familjes së saj. Në repartin e reanimacionit në spitalin e Vlorës ndodhet vetëm studentja Adiola Mustaku nga Fieri. Mjekët pohuan se ajo ka ende nevojë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime e fraktura në kokë dhe në trup. Nëse gjendja e saj nuk do të përmirësohet, atëherë grupi i mjekëve do të vendosë transportimin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.                               q.b

Të plagosurat, 2 lënë Spitalin Ushtarak
Lënë Spitalin Ushtarak dy prej të plagosurave të aksidentit të Himarës. Shegushe Haka dhe Besjana Dani janë kthyer pranë familjeve të tyre, pasi paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dhe vajzat e tjera do të dalin ditët në vijim. Vendimi u mor pas konsultës që bëri stafi i mjekëve. Gjendja e studentëve ka shënuar përmirësim të ndjeshëm dhe brenda kësaj jave pjesa më e madhe e tyre do të lënë spitalin, thanë bluzat e bardha. Ndërkaq, Florije Peçi dhe Eriselda Gubere, të plagosurat rëndë nga aksidenti, vijojnë të jenë në gjendje kome në spitalet e Austrisë. Ato janë në kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve, të cilët shpre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›