E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentja fjeti me 40 meshkuj në 5 vjet. I njohu online

LONDER-E vetme në hotel me një burrë të moshës së mesme që e kishte takuar vetëm prej një ore. Kjo nuk ishte e para eksperiencë për Becky Stevens që e nisi lojën e saj që në moshën 15 vjecare duke caktuar takimet me meshkuj të panjohur në internet.
Lidhjet e saj nisnin virtualisht, me komplimenta, mesazhe erotike, biseda dhe më pas meshkujt i paguanin udhëtimin, ajo nisej drejt tyre dhe flinte me ta në dhoma hoteli apo shtëpi të tyre, citon Dailymail.

Becky rrëfen se ndodhte që kur shkonte në takimin 200 kilometra larg banesës së saj, mashkulli që e priste ishte krej e kundërta e asaj që ai i kishte treguar në sajtet e takimit në internet. Por, nuk kishte kthim pas, ajo do pranonte të bënte seks me të, në të kundërt nuk i dihej cfare ndodhte.

‘Pas kësaj, ai me paguante dhomën në hotel, kthimin me tren, lamtumirë në stacion dhe nuk e shihnim më njëri-tjetrin. Në shtëpi u thoja që fjeta nga shoqet. Mbyllesha brenda, qaja, më vinte turp për veten”.

Aventura zgjati nga mosha 15 deri në 20 vjec, ku gjatë gjithë kësaj kohe Becky njohu plot 40 meshkuj, nga adoleshentë, burra të martuar e deri tek ata mbi 40 vjec.

Arsyeja pse Becky tani dëshiron të rrëfejë këtë histori është se shpesh ajo është gjendur në situata të rrezikshme prej këtyre njohjeve dhe se është penduar. Becky bën apel që të rinjtë të mos bien pre e këtyre joshjeve në internet sepse nuk janë dashuri dhe as nuk mbushin boshllëqet në jetë, por as heqin nënvlerësimin që ke për veten.

“Kam 6 muaj që kam një lidhje stabël, me një djalë që e kam njohur përmes miqve të mi. Nëse do kisha mundësi të kthehesha pas do zhbëja gjithë këtë, por ja që nuk mundem. Këshilla që dua t’u jap vajzave është, mos u bëni pre e lojërave në internet, është e vështirë t’i ndërpresësh ato sërish. Mu deshën 5 vjet të shkëputesha nga ajo jetë. Disa herë m’u rrezikua dhe jeta”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›