E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Disho, Haxhinasto: Kemi filluar veprimet respektive

Bruksel- Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasot ka reaguar pasditen e sotme mbi incidentin e ndodhur pak ditësh, ku dogana greke nuk lejonte të futeshin në territorin e saj gjyqtarët që dënuan kreun e OMONIA-s, Naum Disho.

Haxhinasto ka reguar nga Brukseli, duke thënë se të tilla çështje nuk i përkasin medias, por diplomacisë e cila po vazhdon veprimet e saj respektive.

Nuk e kuptoj këtë padurim që kanë disa organe të medias apo edhe disa politikanë. Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se, Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do tia lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë,- deklaroi Haxhinasto.

Para dy ditësh shteti grek ka ndaluar që të shkelin tokën e tij 3 nga gjyqtarët e dosjes Naum Disho, të cilët e dënuan këtë të fundit me një vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.
Por teksa Disho nuk dihet se ku fshihet dhe vijon në liri duket se skandali i varreve në Boboshticë po merr permasat e një hakmarrjeje edhe ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë.

Mësohet se ditën e hënë gjyqtarja e shkallës së parë në Korçë, Afërdita Maho nuk është lejuar të kalojë Kapshitcën duke iu refuzuar kalimi nga autoritetet greke me arsyetime jo të qarta. Dhe për të treguar se sbëhet fjalë aspak për një rastësi po për motive muzgta i është ndaluar shkelja në Greqi edhe drejtueses së gjykatës së Apelit, Entela Priftit. Sipas saj ajo dhe familjes së saj i është refuzuar dy herë kalimi i kufirit grek. Të njëjtin fat ka patur edhe Brunilda Manon, pjesë e trupit gjykues të çështjes Disho.

Tre gjyqtarët konsiderohen si persona të padëshiruar dhe të rrezikshëm për vendin dhe sigurinë e Greqisë. Dhe për ta vërtetuar këtë hipoteze, duke qënë se pala greke ska dhënë shpjegime të qarta, mund të shtojmë se gjyqtari tjetër Stavri Kallco, i cili ka kërkuar për Naum Dishon një dënim më të lehtë me gjobë, si është refuzuar aspak nga pala greke kalimi i kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›