E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, vetëvritet me armën e punës, polici i burgut të Bënces

TEPELENË- Vetëvritet me armën e punës efektivi i burgut të Bënces, Ylli Elmazaj, 46-vjec. Burime të policisë së Tepelenës bëjnë me dije se efektivi është gjetur i pajetë pasditën e sotme rreth orës 17:30 në një apartament në lagjen '15 shtatori'.

Sipas policisë, efektivi i burgut nga Ballshi jetonte në Tepelenë në një apartament me qera. Mbetet i dyshimte shkaku, por paraprakisht mendohet gjendje depresive e momentit, pasi sipas zyrtareve të burgut 46-vjecari njihej si një punonjës i rregullt dhe korrekt.

Policia nis hetimet për zbardhejn e plotë të ngjarjes së rëndë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›