E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhejt në Kosovë, Ivanovic: Nuk i njohim pa ndërkombëtarët

BEOGRAD- ‘Nëse serbët e veriut të Kosovës vendosin të mbajnë zgjedhjet lokale pa mbështetjen e ndërkombëtareve atëherë Serbia nuk do i njohë’. Deklarata vjen nga sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic.

“Nëse përfaqësuesit e serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok vendosin t’i mbajnë zgjedhjet, ato nuk do të pranohen. Për t’i pranuar, Komisioni Zgjedhor Republikan do të lëshonte të tjera udhëzime”,- transmetojnë mediat serbe deklaratën e Ivanovic.

Zyrtari serb, i cili sot ka vizituar sot disa fshatra të Komunës së Istogut, apeloi se serbët e Kosovës nuk duhet t’i përkeqësojnë marrëdhëniet me Beogradin.

Sipas tij, “zyrtarët lokalë duhet t’i mbrojnë interesat e popullit dhe me Serbinë e Beogradin të kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme, sepse çdo gjë tjetër është e gabuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për serbët që jetojnë në veri apo jug të Lumit Ibër”.

Ndërkohë, autoritetet kosovare kanë deklaruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Që nga paslufta, Serbia ka organizuar disa herë zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës, por mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë nuk i kanë cilësuar si të ligjshme rezultatet e tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›