E Diel, 1 Nëntor 2026

Studim i ri Duhani ndikon tek krijimi i vartesise nga droga te tjera

Nje studim i ri i Universitetit te Kolumbias nenvizon rolin e duhanit ne krijimin e vartesise nga kokaina. Korrespondenti Art Chimes shpjegon se studimi tregon se nikotina sherben shpesh si porta e ekspozimit te organizmit ndaj llojeve te tjera te droges si ne kontekstin biologjik ashtu edhe social

Amir Levine thote se jane zbuluar prova qe deshmojne hipotezen e nikotines si porte ekspozimi si per shembull fakti qe adoleshentet e fillojne marrjen e droges ne takime sociale ku pine duhan dhe alkool. Fillimisht eksperimentohet me marihuanen dhe me pas me droga edhe me te renda.

Ngritem pyetjen nese kjo sekuence ndoshta fshihte nje efekt biologjik te duhanit ne marrjen e drogave te tjera ne te ardhmen.

Studiuesit zhvilluan eksperimente me minjte duke u hedhur nikotine ne uje. Me pas u injektuan minjve kokaine dhe krahasuan sjelljen e minjve qe kishin marre me pare nikotine me ata qe u injektuan me kokaine por pa iu dhene me pare nikotina.

Zbuluam se kur minjte kishin asimiluar nikotine me pare ndryshimet ne sjellje ishin shume me te theksuara pas marrjes se kokaines.

Zoti Levine thote se kerkuesit dalluan ndryshim edhe kur sasia e nikotines ishte shume e vogel. Bashkautori dhe laureati i mimit Nobel Eric Kandel shton se nikotina rrit ne menyre dramatike efektin e kokaines.

Faktikisht eshte deri diku nje perfundim i logjikshem perse njerezit avancojne nga nikotina tek kokaina. Pasi kane pire duhan dhe provojne kokainen ndjejne nje efekt teper te forte.

Nikotina shpjegon studiuesi Amir Levine ka nje efekt te drejtperdrejte tek ADN-ja duke i ekspozuar gjenet qe lidhen me vartesine nga substancat kimike.

Pra kur fillon merr kokaine disa gjene qe lidhen me vartesine nga kjo substance jane shume me aktive per duhan-piresit krahasuar me ata qe marrin kokaine pa pire duhan.

Bashkautori Erik Kandel thote se nje analize me e thelle e procesit biologjik te vartesise nga substanca kimike mund te coje ne zbulimin e kurave me te efektshme

Analiza e procesit ne nivelin molekular ku po bejme studime gjithnje e me te hollesishme do te hedhe drite mbi metoda te reja terapie.

Studimi eshte botuar ne revisten Science Translational Medicine. Autoret shkruajne ne kete reviste se kerkimet theksojne nevojen per programe me te efektshme kunder duhanit vecanerisht te perqendruara tek rinia.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›