Bashkepunimi SHBA-Shqiperi ne fushen e arsimit
Ambasada e SHBA dhe drejtuesit e arsimit shqiptar organizuan sot nje veprimtari me nxenes te shkollave te mesme me rastin e javes nderkombetare te arsimit. Me nismen e ambasades amerikane u zhvillua nje studim mbi nivelin e njohjes se gjuhes angleze dhe rezultatet dolen shume me te larta nga pritshmeria. Ambasadori i SHBA ne Shqiperi Aleksander Arvizu tha ne auditor se eshte shume e rendesishme qe te rinjte te arrijne suksese akademike sepse kjo eshte nje bote shume konkurruese. Ai tha se sot ne SHBA studentet me te mire kane si gjuhet me te kerkuara per te mesuar gjuhet arabe dhe kineze sepse Kina po zhvillohet shume dhe me vendet arabe eshte nevoja per me shume njohje kulturore.
Rezulatet e larta ne projektit me studimin e anglishtes treguan se edhe te rinjte shqiptare kane te njejta ambicje dhe shpirt gare me rinine amerikane. Nuk ka ndonje vend tjeter qe te kete levizur me shume perpara se sa shqiperia ne keto 20 vjet - tha ambasadori amerikan Arvizu. - Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vende te tjere te rajonit. Por qe Shqiperia te zhvillohet me tej duhet qe cdo vit sukseset te perseriten nga nje pike me e larte qe brezat te kene nje Shqiperi perhere e me te mire. Femijet e shqiperise duhet te punojne te behen me te shkolluarit e rajonit dhe ta nxjerrin vendin e tyre te parin ne listen e vendeve per nivelin e shkollimit.
Ndersa ministri i arsimit Myqerem Tafaj tha se shkollat shqiptare po ndjekin platformat me te zhvilluara perendimore. Sipas tij anglishtja nis qysh ne klasat e treta ndersa gjuha tjeter e huaj ne klasat e gjashta si pjese e nje reforme te thelle ne arsim. Ai falenderoi SHBA per ndihmen ne kete fushe.
Java nderkombetare e arsimit qe organizohet nga departamenti i shtetit dhe departamenti i arsimit i shba. Kjo jave eshte nje mundesi per te shkembyer pervojat ne arsimin nderkombetar dhe shkembimeve kulturore ne teresi mes amerikaneve dhe popujve te tjere ne shkolla kolegje universitete.