E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitat diplomatike bllokojnë trafikun në Tiranë

Nga Daniela Bonollari
Vizitat diplomatike qe autoritete te huaja zhvillojne rendom ne Tirane jane kthyer ne makth per qytetaret e kryeqytetit. Per arsye sigurie disa prej rrugëve kryesore qëndrojne të bllokuara duke shkaktuar kaos ne qarkullimin e automjeteve 

TIRANE-Vizitat zyrtare të personaliteteve të huaja në Shqipëri kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në trafikun e Tiranës. Dje ka qënë vizita e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, për të cilën disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit qëndruan të bllokuara deri në përfundim të vizitës së tij në Tiranë. Kjo shkaktoi një trafik të rënduar dhe bllokim qarkullimi të automjeteve në rrugën e Kavajës, në Bulevardin e Dëshmorëve dhe rreth qëndrës së Tiranës. Sot në Tiranë mbërrin Presidenti bullgar, Sergei Parvanov, dhe në Tiranë përsëritet e njëjta situatë e rënduar e trafikut. Po për arsye sigurie në përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit është ndërprerë qarkullimi i cdo automjeti derisa, kreu i shtetit bullgar të mbërrijë në institucionet zyrtare ku do të zhvillojë vizitat me autoritetet shqiptare. Si pasojë shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në pamundësi për të kaluar bulevardin kryesor të Tiranës. Keto dite kthene ne makth per qytetaret. Veshtiresite jane sidomos per urgjencat ne spital, autobuset me nxenes qe tentojne te arrijne oren e pare te mesimit dhe prinderit per te kapur orarin zyrtar ne pune. 
Trafiku në kryeqytet rëndohet zakonisht edhe nga moti i keq. Reshjet e shiut që kanë nisur gjatë natës janë një ndër arsyet që qytetarët të përdorin rëndom automjetet. Dita e sotme me shi dhe me një vizitë zyrtare të një personaliteti të rëndësishëm në Tiranë ka rënduar dyfish trafikun e Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›