E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e larta për vitin akademik 2009, rregullat dhe koeficientet

Përcaktimi i programeve studimore nga preferenca më e lartë deri tek alternativa më e ulët, mbeten procedura e aplikimit për të gjithë maturantët që do të ndjekin studimet e larta për vitin e ri akademik. Pranimet në universitete do të zhvillohen në disa faza seleksionimi, bazuar në kufirin minimal të pikëve të arritura nga kandidatët për secilën fazë, ndaj dhe specialistët këshillojnë që maturantët të përcaktojnë me kujdes programet studimore, nga preferenca më e lartë deri tek ajo më pak e pëlqyera, veçanërisht për ato degë që rezultojnë me numrin më të madh të kërkesave nga kandidatët aplikues. Formulari A-2 do të duhet të dorëzohet nga maturantët në datën 15 korrik. Në total, ku formular do të përmbajë rreth 215 degë universitare, që janë shpërndarë sipas llojit dhe vendndodhjes konkrete të universitetit. Përmes këtij formulari merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.
Anglishtja, dega me koeficientin më të lartë  
Maturantët që kanë zgjedhur si lëndë me zgjedhje gjuhët e huaja dhe si degë do të zgjedhin po një gjuhë të huaj, janë më të favorizuar për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike, si pasojë e koeficientit të lartë. Sipas drejtorisë së arsimit parauniverstar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, koeficientet për gjuhët e huaja, me të cilët do të bëhet përllogaritja e pikëve janë më të lartë, krahasuar me degët e tjera. Aktualisht në të gjitha shkollat e mesme ka nisur procesi i plotësimit të formularit A-2, në të cilin listohen 10 preferencat ku maturanti do të ndjekë shkollën e lartë, proces ky që pritet të përfundojë më datën 10 korrik, që është dhe afati i fundit zyrtar për pranimin e formularëve të plotësuar. Ndërsa brenda datës 15 korrik këto të fundit duhet të jenë dërguar përfundimisht në AVA. Procesi i fundit që u ka mbetur maturantëve për të mbyllur garën e konkurrimit për në universitete mbetet dhënia e dy provimeve me zgjedhje më 10 korrik. Më pas, do të nisë faza e seleksionimit të kandidatëve, që sipas kuotave të përcaktuara për çdo program studimi, do të kenë mundësinë të shpallen fitues për çdo universitet.
Shtyhet konkursi i arkitekturës deri më datë 27
Të gjithë ata të rinj, të cilët duan të nisin studimet e larta në degën e Arkitekturës, përveç provimeve të Maturës, duhet t'i nënshtrohen edhe testit special. Tani janë përcaktuar edhe datat e seleksionimit që bën vetë fakulteti që do të jenë më 27, 28 dhe 29 gusht. Ai ka sqaruar gjithashtu se këtë vit do të ketë një rritje të vogël në kuotat e pranimit, nga 100 do të të shkojë në 105 studentë, ndërsa tarifa e shkollimit do të vazhdojë të mbetet ajo e një viti më pare, plot 30 mijë lekë të reja. Për sa i përket tarifave të shkollimit, studentët e Arkitekturës kanë tarifat më të larta, e cila shkon në 30 000 mijë lekë të reja. Ndërkohë që të rinjtë që do të marrin pjesë në konkurs do të paguajnë edhe një tarifë prej 4 500 lekësh të reja për materialet që përdorin. Këtu janë llogaritur lapsat që iu duhen gjatë tre ditëve të konkursit, penelët, letrat, dhe gjithçka tjetër që kandidatëve do të përdorin në ditët e konkursit dhe që sigurohen nga vetë fakulteti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›