E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, pas 50 vitesh rifillon shitblerja e makinave

HAVANË- Qeveria kubaneze miratoi sot zyrtarisht shitjen dhe blerjen e makinave, të ndaluara që prej 50 vjetësh, si pasojë e reformave ekonomike të ndërmarra nga presidenti Raul Castro, sipas një dekreti të botuar në Gazetën Zyrtare të ishullit.
Gazeta boton gjithashtu kushtet e transferimit të pronësisë të makinave me blerje, shitje apo dhuratë mes kubanezëve që jetojnë në ishull dhe rezidentëve të huaj të përkohshëm apo të përhershëm.
Kjo ngjarje përbën një nga pikat kryesore të reformave ekonomike, të ndërmarra nga presidenti kubanez, Raul Castro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›