E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet jashtë Aplikimet të vlefshme vetëm me maturën

11/05/2009  Nesër çelen procedurat e tërheqjes s formularit

Për t’u regjistruar në universitetet italiane kërkohen të njëjtët tituj studimi si edhe në vend

Aplikimet për ndjekjen e studimeve të larta jashtë vendit do të cilësohen të vlefshme vetëm nëse kandidati i është nënshtruar provimeve të maturës shtetërore në vendin tonë. Ky është kushti i vënë nga universitetet e huaja për pranimin e studentëve shqiptar sipas kuotave tashmë të përcaktuara për secilin nga rajonet. Duke filluar nga dita e nesërme, do të nisin procedurat e regjistrimit të kërkesave pranë ambasadës sipas kalendarit të caktuar për të gjithë maturantët që duan të ndjekin shkollën e lartë në Itali. Zyrtarisht është pohuar se maturantët do të përjashtohen nga e drejta e aplikimit, në rast se nuk janë regjistruar për të dhënë provimet me zgjedhje në vendin e origjinës. Për të konfirmuar një gjë të tillë, maturantët që e mbyllin shkollën e mesme këtë vit, duhet të dorëzojnë kopjen e formularit A-1 së bashku me vulat identifikuese të shkollës dhe drejtorive arsimore të rrethit përkatës. Ndërsa dokumentet origjinale do të dorëzohen në muajin gusht, kohë në të cilën duhet të jenë shpërndarë edhe certifikatat e maturës, në të cilat gjenden rezultatet e arritura në provimet me zgjedhje, ashtu dhe ato të detyruarat. Po në këtë kohë duhet dorëzuar dhe dëftesa e pjekurisë (origjinali). Një proces i tillë, sipas ekspertëve, i hap rrugë jo vetëm ndjekjes së studimeve jashtë vendit, por në raste të caktuara, kur kandidatët do të skualifkohen, ata do të kenë një tjetër shans për të ndjekur studimet e larta, por tashmë në universitete brenda vendit.

Identifikimi

Pas publikimit të procedurave që duhet të ndjekin të gjithë kandidatët e interesuar për studimet jashtë vendit, e veçanërisht në Itali, është përcaktuar se dosja e dokumenteve duhet të përmbajë detyrimisht kopjen e formularit A-1, në të cilin janë caktuar dy lëndët me zgjedhje që maturantët do të japin provim. Kjo gjë konfirmon se për t’u regjistruar në universitetet italiane kërkohen të njëjtët tituj studimi që nevojiten për regjistrim edhe në universitet shqiptare. Përkundrejt kësaj situate, që në fazën e regjistrimit paraprak që inicion më 12 maj e mbyllet më 29 maj), është e domosdoshme të bashkëngjitet fotokopja e formularit të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje të domosdoshme për regjistrimin në universitetet shqiptare (formulari A-1). Sipas rregullores, ata që e kanë kryer shkollën e mesme duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e provimeve me zgjedhje, ose siç njihet ndryshe, matura shtetërore. Sipas rregullores së provimeve italiane, për të kompletuar regjistrimin pranë universiteteve të këtij vendi, maturantëve që e kanë tërhequr dëftesën e pjekurisë në verën e 2008-s duhet ta dorëzojnë atë së bashku me certifikatën e maturës shtetërore brenda datës 10 gusht 2009, ora 12:00, ndërsa ata që e kanë dorëzuar dëftesën e pjekurisë që në fazën e parë, do dorëzojnë vetëm certifikatën e maturës shtetërore.

Procedurat

Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta brenda datës 30 qershor duhet të plotësojnë edhe formularin A-2. Rregullorja e provimeve për këtë vit specifikon se kanë të drejtë të aplikojnë për të vazhduar studimet në universitetet publike të vendit si dhe jashtë vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës (në dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje të përcaktuara në formularin A-1).

Regjistrimi

Për t’u regjistruar në universitetet italiane kërkohen të njëjtët tituj studimi që nevojiten për regjistrim edhe në universitet shqiptare. Përkundrejt kësaj situate, që në fazën e regjistrimit paraprak, që inicion më 12 maj e mbyllet më 29 maj), është e domosdoshme të bashkëngjitet fotokopja e formularit të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje, të domosdoshme për regjistrimin në universitetet shqiptare.

Dokumentet

Për të kompletuar regjistrimin pranë universiteteve të këtij vendi, maturantëve që e kanë tërhequr dëftesën e pjekurisë në verën e 2008-s duhet ta dorëzojnë atë së bashku me certifikatën e maturës shtetërore brenda datës 10 gusht 2009, ora 12:00, ndërsa ata që e kanë dorëzuar dëftesën e pjekurisë që në fazën e parë, do dorëzojnë vetëm certifikatën e maturës shtetërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›