E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Nefrologjisë dhe Hoffman La-Roche, bashkëpunim për aneminë

Aktiviteti zhvillohet me pjesëmarrjen e autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë, Prof. Nestor Thereska, Prof. Sulejman Kodra, Prof. Myftar Barbullushi, si dhe përfaqësues nga institucione të tjera si QKKB, ISKSH dhe drejtorisë së QSU Nënë Tereza në Tiranë.
Sëmundja kronike e veshkave (SKV) karakterizohet nga humbja graduale dhe permanente e funksionit të veshkave që vjen duke u përkeqësuar nga grada e parë deri në të pestë. Në stadin e pestë pacientët kanë nevojë për procedurat e dializës ku funksionin e veshkave e zëvendësojnë aparaturat përkatëse, ose për transplant të veshkave. Një nga komplikacionet më të shpeshta të Sëmundjes Kronike të Veshkave është anemia, e cila është e përcaktuar mirë sipas Guidelineve Europiane (EBPG) për nivele të Hemoglobinës nën 11,5 mg/dl në meshkuj. Ekziston një lidhje e ngushtë midis prevalencës së anemisë dhe agresivitetit të sëmundjes. Studime të ndryshme paraqesin faktin që anemia është e pranishme në pjesën dërrmuese të pacientëve në stadin e pestë.  Në vendin tonë me një popullsi prej më shumë se 3 milionë banorë, incidenca e pacientëve që kërkojnë këtë trajtim, Mircerën, është mesatarisht, 50 raste në vit, duke pasur parasysh incidencën prej 450 raste në vit pranë klinikës sonë të pacientëve me sëmundje kronike të veshkave. Qendrat e dializës janë të vendosura në katër qytete Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër. Sëmundja kronike e veshkave (SKV) është një çështje e rëndësishme shëndetësore publike dhe globale. Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të ulë vdekjet në sëmundjet kronike në 2 për qind në vit për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi kryesor është sensibilizimi i njerëzve, në mënyrë që ata të bëhen të vetëdijshëm për këtë rrezik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›