Suela Konjari: 2012, viti i veprave shqiptare
26/01/2012 Qendra Kulturore Tirana
Një vit i lidhur tërësisht me 100 vjetorin e Pavarësisë. Kështu do të jetë 2012-a për Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit). Ndaj edhe viti është shpallur si viti i veprave shqiptare, ku gjithçka do të jetë shqip duke filluar që nga autorët e veprave, të cilët do të përzgjidhen për të qenë premiera në skenat e këtij institucioni, regjisorët, aktorët etj.
“Shtyllat kryesore mbi të cilat dua të mbështetem janë: cilësia, transparenca, dëshira dhe pasioni. Projektet do të jenë të reja jo vetëm si projekte, por edhe në konceptim”, shprehet drejtoresha e këtij institucioni, Suela Konjari. Sipas saj, do të ketë bashkëpunim dhe ndërthurje mes breza interpretuesish. “Do të ketë element të rinj, jo vetëm si interpret por edhe si zhanre, ku do të ketë shfaqje kushtuar fëmijëve, adoleshentëve, do të fusim kabarenë, do të kemi përrallë në balet klasik, performancë në mbrëmje poetike, risi në veprat e traditës, etj”.
Por një nga gjërat e rëndësishme për Konjarin është postimi i shfaqjeve nga skenat e Qendrës Kulturore “Tirana” në terren. “Me këtë nënkuptoj që artin e Qendrës sonë ta çojmë sa më pranë komunitetit, në shërbim të tij. Për këtë do të shfrytëzojmë çdo infrastrukturë të mundshme të Njësive Bashkiake”, shpjegon Konjari.
Ndërkohë artistët janë duke konceptuar mbrëmjen e 28 Nëntorit, e cila në projekt idenë e krijuar do të jetë përgjatë 24 orëve. Aktiviteti do të fillojë prej orës 00:00 të datës 27 nëntor dhe do të përfundojë në orën 00:00 të datës 28 nëntor.
Projekti poetik
Një prej gjërave të cilës do t’i kushtohet vëmendje e veçantë është poezia. Sipas Konjarit, kohët e fundit poezia është lënë thuajse në harresë ndaj dhe institucioni që ajo drejton do t’i rikthejë vëmendjen natës poetike. Kështu çdo muaj do të ketë “Mbrëmje poetike” me autorë të zgjedhur shqiptarë, të cilat nuk do të mbeten thjeshtë në kuadratin statik të leximit të poezive, apo mbrëmjeve të zakonshme poetike, por do të vijnë të ndërthurura, si një tip performance ose miniteatri, shoqëruar me muzikë, lëvizje, skenografi, kostumografi. Mbrëmja e parë e cila ishte dje, i kushtohej poetit të njohur Naim Frashëri, si një nga emrat më të dashur të poezisë shqiptare. Kjo ishte premiera e parë e këtij projekti, e cila do të pasohet në muajin shkurt nga poeti lirik i dashurisë Lasgush Poradeci.
Teatri për fëmijë
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet projekteve të reja për fëmijë. Edhe këto projekte do të jenë bazuar në vepra shqiptare dhe autorë shqiptarë. Aktualisht institucioni është në prag të premierave të reja për fëmijë, “Shkopi magjik” një përrallë e shkruar nga Edlira Gogu, të cilën do ta sjellë në skenë premierë të shtunën në 28 janar, regjisorja Adelina Muça. Ndërkaq një tjetër vepër që do të ketë premierën në datën 4 shkurt, është shfaqja “Vitaminat” (ose Të gjithë për një, një për të gjithë) e shkruar nga Flamur Topi me regji të Alma Hotit. Gjithashtu po punohet për përrallën e kthyer në balet “Gjyshi dhe Petriti” nga koreografi Llaqi Nako si dhe një shfaqje music-show për adoleshentë.
Teatri për të rritur
Projekti i ri për teatrin e të rriturve, për të cilën ka ditë që është nisur nga puna, është vepra e njohur e Spiro Çomorrës, komedia “Karnavalet e Korçës”. Vepra do të vijë në skenë nën një konceptim ndryshe nga regjisorja Elma Dorezi. “Komedia do të përqendrohet te molla e bukur dhe e kuqe nga jashtë, por e kalbur nga brenda”. Ky do jetë elementi bazë i regjisë për të përcjellë një mesazh sa më të qartë tek publiku.
Varieteja
Një tjetër projekt i ri do t’i kushtohet varietesë, me rastin e 60 vjetorit të krijimit të saj, në 2 maj 1952. Është menduar si një “Mbrëmje Gala” ku do të ndërthuret kabareja, humori, muzika e baleti. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të ketë ndërthurje brezash duke iu dhënë vlerësim dhe merita krijuesve të Varietesë. “Nuk do të lemë pa promovuar dhe artistët e rinj, brenda zhanrit më të ri kabaresë”, shprehet drejtoresha Suela Konjari.
Ansambli dhe Banda
Po punohet njëkohësisht për të ngritur aktivitete të përditshme të Ansamblit “Tirana” dhe Bandës së Qytetit. Viti artistik me këto dy grupe, ka nisur me shfaqjet dhuratë në Qendrën e Fëmijëve Jetimë “Zyber Hallulli”, një tjetër në Qendrën Komunitare të të Moshuarve si dhe një bashkëpunim me Qendrën Kulturore të të Rinjve, “Tirana Expres”. Njëkohësisht Ansambli “Tirana” dhe Banda e Qytetit do të jenë të pranishme edhe në terren, apo nëpër Qendra Tregtare.
Shfaqje për prindërit dhe gjyshërit
Jo thjeshtë një kafe për prindërit dhe gjyshërit, por edhe një shfaqje dhuratë për ta, është një nga projekt - idetë e mia. Një herë në muaj, do të zgjidhet një premierë e re teatrore, ku të ftuar do të jenë prindërit dhe gjyshërit tanë, kjo në shenjë mirënjohje për gjithë dashurinë që na kanë falur në jetë.
Të rinjtë
Përfshirja e të rinjve të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme në fushën e artit, me motivin “Më shumë art, më shumë dashuri”. Organizimi i festivaleve që do të vënë përballë të rinjtë e kryeqytetit do të bëjnë të mundur përzgjedhjen e talenteve, të cilat më pas të bëhen pjesë e premierave të Qendrës, një bashkëpunim mes tyre dhe artistëve profesionist.
Foto: shfaqje
Teatri Kombëtar
Rikthehen shfaqjet fituese të të rinjve
Tre shfaqjet fituese të festivalit “Teatri i të Rinjve” do të rikthehen sërish për publikun. “Vdekja dhe Virgjëresha” me regji nga Klinton Hoxha, “Pa rrugëdalje”, me regji nga Elis Mataj dhe “Koleksioni i Qelqtë” nga Lorin Terezi, do të jenë në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e parë do të jetë “Vdekja dhe Virgjëresha”, e cila do të shfaqet në datat 27, 28 dhe 29 janar në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar. Vepra e dramaturgut Ariel Dorfaman është një nga veprat më të suksesshme të shkrimtarit argjentino-kilian. Ngjarjet në dramë zhvillohen në një vend të paemër dhe pa kohë. Mendohet që bëhet fjalë për Kilin, por autori qëllimisht e lë të papërcaktuar duke evokuar çdo vend tjetër që sapo ka dalë nga një periudhë e gjatë diktatoriale. Ngjarja zhvillohet në një shtëpi bregdetare jashtë qytetit; pikërisht në natën kur Gerardo, një jurist, është emëruar në stafin e komisionit hetimor të krimeve dhe përndjekjeve të së kaluarës së afërt. Gruaja e tij Paulina, një ish e përndjekur është anëtare e këtij komisioni. Pas kësaj vepre do të jetë shfaqja “Pa rrugëdalje” e regjisorit Elis Mataj që do të vijë për publikun, ndërsa vepra e tretë që do të ngjitet në skenën teatrore është “Koleksioni i qelqtë”, cilësuar si një dramë kujtese dhe ngjarjet zhvillohen në Amerikë, në St. Louis në vitin 1937, në periudhën që kohore përkon dhe me vitet më të vështira të Amerikës, të quajtur “Depresioni i Madh”. Vepra me regji të Lorin Terezit vjen në interpretimin e aktorëve Niko Kanxheri, Ervin Bejleri, Sonila Kapidani, Erjeta Cufaj dhe Florian Agalliu. Duke filluar nga data 22 e deri më 28 dhjetor të 2011-ës, u vunë në skenë disa pjesë të autorëve të famshëm si Kamy, Sartri, Dorfman etj. Tre prej gjashtë regjisorëve të rinj që morën pjesë në festival u shpallën fitues.