E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Uidhers: Politika s'duhet pare si konfliktualitet

Gjirokaster: Ne fund te vizitave te zhvilluara dje, ne qytetin e Gjirokastres, I pyetur nga gazetaret nbe lidhje me situaten politike ne vend, ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers ka pohuar se "sa here flasim per politiken mendoj se njerezit kane parasysh konfliktualitetin ose idene e dy paleve qe nuk bien dakord me njera tjetren. Por mendoj se nese do ta percaktonim, ta perkufizonim ne kete menyre do te ishte nje perkufizim i cunguar. Une mendoj se nese do te mendonim kete ceshtje sikurse motori i nje makine ajo qe nese ne mund te shikojme nese motori do te ishte i ri, do te ishte i shndritshem, do te mendonim se makina do te ishte jetegjate. Por ka dicka qe e ndihmon motorin te vazhdoje punen, nese ai thjesht do te ishte i shkelqyeshem dhe ne do ta vinim ate ne pune ai thjesht nuk do te funksiononte. Ajo qe ndihmon motorin te vazhdoje te punoje eshte vaji i cili eshte vendosur brenda tij", tha Uidhers. Sipas te cilit, vaji ne pamje te pare duket sikur te ben duart pis, duket sikur ndoshta ka nje arome te pakendshme por eshte ky vaj i cili e ndihmon motorin qe te vazhdoje punen. "Dhe ajo qe une shikoj per Gjirokastren dhe per qytete te tjera ne te cilat une kam qene eshte qe ruajtja e kesaj trashegimie kulturore mund te perdoret si nje rezervuar forcash per te sotme dhe te ardhmen e cila mund te shnderroje kete reagim karshi politikes, historise dhe kultures per te mire", tha Uidhers. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›