Studimi, Kukësi, rajoni më i varfër në vend
Gjeografia ekonomike e vendit, për herë të parë në vjen në mënyrë zyrtare nga INSTAT, duke na treguar se veriu i vendit është më i varfër dhe ka të ardhurat më të ulëta për frymë, në krahasim me qendrën e vendit, e cila ka rreth 20 përqind më shumë të ardhura për frymë se mesatarja e Republikës. Ky lajm nuk përbën ndonjë risi të veçantë, pasi kjo perceptohet mjaft dukshëm në jetesën e përditshme të banorëve të këtyre zonave, por rëndësia qëndron në faktin se, të dhënat për ndasitë ekonomike ndër shqiptarë janë tashmë për herë të parë zyrtare. Ato do të shërbejnë këtu e tutje për hartimin e politikave zhvillimore dhe si të tilla raportohen edhe në Bashkimin Europian. Të dhënat, në fakt i përkasin vitit 2009. Në vitin 2009, PBB për frymë në vendin tonë ishte 360 mijë lekë të reja. Sipas rajoneve statistikore, rajoni Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, të ardhurat për frymë ishin 467 mijë lek ose 29,7 % mbi totalin e ekonomisë, ndërsa në rajonet Veri (Dibra, Durrësi, Kukësi, Shkodra dhe Lezha) dhe Jug (Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe Korcca) ishte përkatësisht 300 mijë lekë dhe 301 mijë lekë ose 16,9 % dhe 16,3 % poshtë mesatares. Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2009 ishte në Tiranë, me 51.2 % mbi mesataren e vendit. PBB për frymë, në 11 rajonet statistikore, niveli 3, ishte nën mesataren kombëtare, me variancë nga 68.8 % në prefekturën e Dibrës në 94% në Durrës. Në vitin 2009 pesha ndaj PBB-së për Rajonin Qendër, ka një peshë prej 46.4 % të totalit të Shqipërisë i ndjekur nga rajoni Jug me 29.2 %, ndërsa rajoni Veri me 24.3 %. Në rajonin statistikor niveli 3, pesha më e ulët ndaj totalit të PBB-së është në prefekturën e Kukësit me 2.3 %, ndërsa me peshën më të madhe është prefektura e Tiranës me 37.9 %. PBB, në Republikën e Shqiperisë i për vitin 2009 ishte sa 27.6 % përqind e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas rajoneve statistikore, rajonin Qendër, PBB frymë ishte 35.8 % e mesatares së BR-së, ndërsa në rajonet Veri dhe Jug ishte përkatësisht 22.9% dhe 23.1%. PBB për frymë sipas rajoneve, jane baza në alokimin e fondeve strukturore për zhvillim të Bashkimit Evropian. Të ardhurat për frymë tregojnë qartë nivelin e varfërisë në vend. Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore, bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë përqindja e popullsisë që jeton në varfëri dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme. Bazuar në të dhënat e vrojtimeve, rezulton se në 2008, rreth 12.4% e popullsisë jetonte në varfëri absolute (rreth 373,137 persona), nga 25.4% në vitin 2002 (rreth 813,196 persona)