E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro shënon rënie të vlerës

Euro-ja ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, ne krahasim me dollarin. Rënia e vlerës së tij vjen në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme rreth aftësisë së Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Sipas të dhënave të tregut të së premtes mbrëma, valuta Euro ishte dukshëm poshtë, duke pësuar një rënie prej 1.39 dollarë sa ishte të enjten në 1.37 dollarë.

Rënia e Euro-s vjen në kohën e ripërtërirjes së shqetësimit rreth mospagimit potencial të borxhit nga Greqia dhe kur gjermani Jyrgen Shtark paralajmëroi dorëheqjen nga posti i ekonomistit të lartë në Bankën Qendrore Evropiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›