Shqipëria ngjitet në vendin e 78-të në 142 shtete
Ngjitja me 10 vende për një vit, në renditjen e 142 vendeve në raportin e Konkurueshmërisë Globale i atribuohet disa treguesve makroekonomik që lidhen me punësimin dhe zhvillimin e tregjeve
Shqipëria ka përmirësuar renditjen në konkurueshmërinë globale duke u renditur në vitin 2012 në vendin 78 nga vendi i 88 që ishte këtë vit. Ngjitja me 10 vende për një vit në renditjen e 142 vendeve i atribuohet disa treguesve makroekonomik që lidhen me punësimin zhvillimin e tregjeve, institucioneve dhe teknologjisë. Raporti është produkt i Forumit Ekonomik Botëror dhe Shqipëria dallohet për një rritje të menjëhershme të klasifikimit për disa kategori të ekonomisë. Lidhur me nivelin e konkurueshmërisë, vendi ynë lë pas disa vende të rajonit, ndërkohë që në klasifikimin botëror të zhvillimeve makroekonomike, vendi ynë shkon katër pozicione më lartë se, SHBA. Shqipëria në këtë raport tashmë të përvitshëm në sitemin e pikësimit nga 1-7 në konkurueshmërinë globale është vlerësuar me notën 4.1 që është shumë më lart se mesatarja botërore. Në këtë renditje Shqipëria është e dyta në Rajon pas Malit të Zi, por ka lënë pas pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe Greqinë e cila pas krizës ka shënuar një spostim në vendin e 90 në konkurueshmërinë globale. Sipas këtij raporti Shqipëria i ka dhënë fund tranzicionit duke kaluar në një zhvillim ekonomik eficent. Nga raporti u sigurohet gjithë investitorëve të huaj se, Shqipëria është një vend me përparësi në këtë drejtim. Reformat e ndërmarra nga qeveria janë reflektuar në një sërë treguesish e nëntreguesish më të cilët matet ekonomia shqiptare e krahasuar me ekonomitë botërore të 139 vendeve për sa i takon sjelljes së gjithanshme të nivelit të konkurrueshmërisë se saj nga shume aspekte. Nuk ka më ekonomi shqiptare të renditur midis vendeve të fundit pas te 100-ve si 4-5 vjet më parë, por një Shqiperi konkurruese që fluturoi shume vende nga viti 2005 në 2010-n.. Ndërsa në dhjetëshën e parë raporti rendit, Zvicërra. Më pas vijnë Singapori, Suedia Finlanda dhe SHBA. Këtë vit raporti mbulon zhvillimet e konkurueshmëtrinë në 142 vende nga 139 vitin e kaluar. Studimi mbulon mbi 100 indikatorë për secilin vend duke përfshirë që nga cështjet ekonomike ato të arsimit, të shendetësisë, teknologjisë dhe inovacionit.
Sipas këtij raporti Shqipëria i ka dhënë fund tranzicionit duke kaluar në një zhvillim ekonomik eficent. Nga raporti u sigurohet gjithë investitorëve të huaj se, Shqipëria është një vend me përparësi në këtë drejtim
1-Zvicërra
2-Singapori
3-Suedia
4-Finlanda
5-SHBA
6-Gjermania
7-Hollanda
8-Danimarka
9-Japonia
10-Britania e Madhe
Indikatorët
Renditja pikësimi (1-7)
Renditja 2011–2012 78......4.1
Renditja 2010–2011 ........88 ........3.96
Zhvillimet bazë 71........ 4.5
Institucionet .............................................. 57........ 4.0
Infrastruktura.............................................. 72........ 3.9
Ambjenti makroekonomik ....................... 86........ 4.5
Arsimi dhe shendetësia ......................... 65........ 5.7
Niveli i eficencës ......................... 82........ 3.9
Arsimi i mesëm dhe trainimet............ 82........ 4.0
Tregu i mallrave................................... 43........ 4.5
Tregu i punës .................................... 49........ 4.6
Tregu financiar...................... 107........ 3.6
Teknolologjia................................... 62........ 3.8
Madhësia e tregjeve........................ 101........ 2.9
Inovacioni dhe sofistikimi
Inovacioni dhe faktorë të sofistikuar......... 102........ 3.2
Sofistikimi i biznesit 78........ 3.8
Innovacioni.................................................... 123........ 2.6