E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, institucionet nuk promovojnë Ligjin e Faljes

Qytetarët apo bizneset që duan të përfitojnë nga Ligji i Faljes, ende nuk dinë se ku duhet të drejtohen për të plotësuar formularët. Edhe pse ka më shumë se dy muaj që ka filluar zbatimi i këtij ligji, Ministria e Financave dhe Drejtoritë në varësi të saj, nuk kanë bërë promovimin e duhur për të sensibilizuar këto grupe interesi. Konstatimi është bërë nga Presidenti i Konfindustria-s shqiptare, Hajredin Fratari, sipas të cilit, kjo ka qenë dhe arsyeja e numrit të vogël të aplikimeve. Sipas Fratarit, rivlerësimi i aseteve do të rrisë më pas edhe kreditimin, si për biznesin, ashtu dhe për individët. Zbatimi i Ligjit të Faljes pritet t’i japë ekonomisë shqiptare një impuls. Vetëm pak ditë më parë, tatimet dhanë disa shifra rreth këtij procesi, ku kanë përfituar vetëm 2 përqind e personave që përfshihen në ligjin e faljes. Ndërsa nga të dhënat e doganave, më së shumti ata që interesohen për faljen fiskale janë zotëruesit e automjeteve të importuara, para dhjetorit të vitit të kaluar. Interes pak më të madh po shfaqin në hipoteka pronarët e asetëve të palegalizuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›