E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Ngrohja globale po i rrit më shpejt pemët në pyll

Kaliforni, 2 shkurt, NOA - Ndryshimet e klimës
po bëjnë që pemët të rriten më shpejt dhe trungjet e tyre të jenë më të trasha
se zakonisht, gati dy herë nga sa kanë qenë dekada më parë. Ky fakt del nga një
studim i kryer nga hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Smithsonian Tropical,
drejtuar nga Geoffrey Parker dhe botuar në revistën e Akademisë Amerikane të
Shkencave PNAS. Sipas tij, ndryshimi i klimës që ka shkaktuar efekti i
ngrohjes globale shkakton zgjerimin e sezonit në rritje të pemëve dhe dhe se
ato do të rritin vlefshmërinë e CO2 për zhvillimin e tyre.

Studimi në fjalë shqyrton gjerësinë e pemëve, mosha e të cilave shkon nga 5 deri
225 vjet.

Duke parë rritjen e tyre, studiuesit kanë
vlerësuar se rreth 90% e këtyre pemëve, pa marrë parasysh moshën e tyre, u rritën
më shpejt në periudhën e fundit, krahasuar me dekadat e mëparshme.

Në përgjithësi, kjo korrespondon me një rritje
në peshë të drurit që marrim nga pemët. Sipas studiuesve, kjo shkaktohet nga "efekti
dopingu" i pemëve, të cilin e shkakton  ngrohja globale, që ka zgjatur gjatësinë e
sezonit në rritje nga një javë në 7.8 ditë. Ndërkaq, shuma më e madhe e CO2 në
atmosferë, i jep pemës një tepricë të energjisë për pompë.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›