E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu mbledh liderët e partive për borxhet: Kursimi të jetë në maksimum

Athinë, 2 shkurt, NOA - Kryeministri i Greqisë,
Jorgo Papandreu ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e vendosur në
përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin.

Për këtë, ai ka ftuar sot në bisedime të veçanta
liderët e partive në vend për të trajtuar krizën e thellë ekonomike dhe për të
vënë vendin larg nga spekulimet.

Takimet do të mbahen sot pasdite, duke u cilësuar
si mjaft i domosdoshëm për krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin.

Samiti i Financave është një "obligim
kombëtar", deklaroi Papandreu para deputetëve në parlamentin e Athinës.

Më pas, ai u kërkoi të gjitha partive politike
që të mbështesin kursin e kursimeve, në mënyrë që të mos lejohen shpenzimet e
tepruara.

Sipas të dhëave aktuale, borxhet e reja të
Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkaq, për shkak të shkeljes së rregullave
financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikqyrje të shtuar të Bashkimit
Evropian dhe duket se një gjë e tillë i kushton së tepërmi asaj, duke vendosur
që gjendja e saj të ndryshojë dhe mos përmendet vetëm për keq.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›