E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Pas 18 vjetesh Shqiperia ne "krize" per femra Sonila Isaku

Shqiperia pas 18 vjetesh do te jete ne krize per femra dhe kjo per shkak te permbysjes se raportit te lindjeve mes dy gjinive. Ndryshe nga sa ka qene raporti normal per dominimin e femrave ndaj meshkujve, sipas studimeve te kryera tashme. po dominojne meshkujt. Te dhenat me te fundit te dala nga studimi i UNFPA dhe World Vision, tregojne se per 100 femra, lindin 112 meshkuj. Edhe regjistrimi i fundit i popullsise tregon, qe popullsia nen 5 vjec eshte 110.2 meshkuj per 100 femra. Ekspertet e ngrene me shqetesim nje gje te tille, duke nxjerre si shkak kryesor, perzgjedhjen selektive te seksit te bebeve, duke preferuar meshkujt e duke abortuar bebet vajza. "Duke pasur parasysh dinamiken e zhvillimit te popullsise, qe domethene qe pas 20-30 vitesh keta femije, qe jane do te jene ne moshen adulte, kjo ka pasoja te disa permasave. Ne radhe te pare pasoja e pare demografike, eshte se do te kete nje tkurrje te tregut te marteses, ku do te kete me shume meshkuj se femra. Duke pasur parasysh se meshkujt e nje gjenerate te martohen me nje gjenerate tjeter, i bie te shtohet ky numer dhe te tkurret akoma me shume tregu i marteses. Ka nje tjeter pasoje, qe mund te shtyje akoma edhe me shume emigracionin", thote Arjan Gjonca, demograf. Sipas tij, nese do te vazhdohet me keto ritme, pritet qe ne 20 vitet e ardhshme te kemi mbi 11 per qind meshkuj, me shume se femra. Perzgjedhja prenatale e seksit, eshte ngritur me shqetesim per Shqiperine edhe ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes vitin e kaluar. Por nga ana tjeter, drejtori i politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, thekson se ne Shqiperi eshte i ndaluar me ligj aborti pas tre muajve te shtatzenise, kohe kur eshte i pamundur evidentimi i seksit te foshnjes. "Ministria e Shendetesise e konsideron nderprerjen e shtatzenise, me qellim perzgjedhjen e seksit, si nje veprim absurd, moralisht dhe ligjerisht te denueshem. Ne janar te vitit qe vjen, fillon zbatimi perfundimtar i ligjit ne raport me licencimin e klinikave apo te institucioneve te licencuara edhe per abortet ne Shqiperi. Ne dijenine time, deri tani funksionojne tre apo kater klinika te tilla te licencuara, afati i te cilave perfundon ne janar te vitit te ardhshem", tha Pipero. Nderkohe, Ministri i Shendetesise Tavo ka urdheruar ngritjen e nje task force, e cila do te monitoroje, kontrolloje zbatimin e perpikte te ketij ligji vecanerisht ne raport me abortin.

Rekomandimet e nevojshme te studimit

1- zhvillimi i fushatave te synuara me qellim rritjen ndergjegjesimit te publikut ne lidhje me perzgjedhjen e seksit te femijes para lindjes dhe pasojave afatgjata te saj.

2- Zhvillimi i metodave te bazuara te avokatia, komunikimi dhe qasjet per te ndikuar tek normat gjinore brenda familjeve dhe ne shoqeri.

3- Edukimi dhe trajnimi i profesionisteve ne fushen e shendetesise rreth pergjegjesive te tyre per rritjen e mungeses se ekuilibrit te numrit te femijeve ne sekse te kunderta ne lindje.

4- Rritja e ndergjegjesimit rreth ligjit per nderprerjen e shtatzenise dhe monitorimi i keqperdorimit te aborteve gjate tremujorit te dyte, per shkak te zgjedhjes se seksit.

Fenomeni ne disa zona

Veriu vazhdon me traditen e nje djali ne shtepi

Studimi me i fundit ka treguar, se ne zonat veriore vazhdon te jete ajo tradita e te pasurit nje, apo me shume djem. Me i dukshem ky fenomen eshte ne Diber, Durres, Lezhe dhe Fier, ndersa me i zbutur ne qytetet juglindore. "Prefektura te urbanizuara si Durresi dhe Tirana, qe kane nivelet me te larta te raportit gjinor te familjet pa djem. Raporti gjinor eshte me i larte ne prefekturen rurale dhe ate pak te zhvilluar te Kukesit, Dibres etj, nje tipar ky, qe mund te kuptohet vetem ne lidhje me ndikimin e vlerave tradicionale patriarkale ne keto pjese te Shqiperise", thuhet ne studim. Aty theksohet se numri i lindjeve te djemve eshte me i larte se normat ne 117 lindje meshkujsh ne 100 femra. Rezultate te njejta rezultojne te jene edhe kur perdoren te dhenat mbi arsimimin, sepse arsimimi i larte lidhet me nje numer me te larte te lindjeve te femijeve meshkuj. Por nga ana tjeter bazuar edhe ne raportet e mjekeve rezulton se shumica e grave shtatzena, kryejne me shume se dy ekografi gjate javeve te para te tremujorit te dyte. Sipas mjekeve, grate shtatzena dhe te afermit e tyre, jane me te interesuar per te percaktuar seksin e femijes, se sa per te kontrolluar parametrat e tjere mjekesore te zhvillimit te fetusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›