Studimi: Taksa pa dokumente, qytetarët ndërtojnë vullnetarisht vepra publike
Ka vende në botë, si ato në zhvillim, ku hyn edhe Shqipëria, që kur nuk paguajnë taksat e vendosura nga shteti, kontribuojnë me taksa të ashtuquajtura informale, kontribut vullnetar për të ndërtuar vepra publike, si rrugë, kolektorë uji, etj. Dhe ky fenomen është vërtetuar nga një studim i një universiteti amerikan në Masacutes.
Vendet në zhvillim, shpesh kanë mungesë eficence në nevojën për të mbledhur taksa nga struktura zyrtare qeveritare. Kjo mungesë sistematike e mbledhjes së taksave kufizon aftësinë e këtyre vendeve për të zhvilluar shërbimet publike që nxisin rritjen ekonomike, si rrugët, higjienën dhe mundësinë për ujin 24 orë. Por një studim i ri nga ekonomisti, Benjamin Olken, dhe Instituti i Teknologjisë së Masacutes (MIT) nxjerr në pah që vendet në zhvillim aktualisht kanë sisteme informale, në të cilat qytetarët kontribuojnë me lekë dhe punë në projekte të veprave publike. Në fakt, qeverisja lokale, në vendet në zhvillim mbledhin më shumë taksa dhe prodhojnë më shumë të mira publike se vendet e tjera kanë realizuar. “Është vërtetë e habitshme se sa shumë njerëz e bëjnë këtë dhe sa e përhapur është kjo” - thotë Olken, profesor i asocuar në Departamentin e Ekonomiksit të MIT. “Ky është një fenomen me të cilin përballesh shpesh në vendet në zhvillim”. Për të udhëhequr studimin, Olken, Singhal dhe studiues nga MIT analizuan më shumë se 100 vëzhgime në këtë fushë, përfshirë dhe vëzhgimin e standardeve të jetesës së Bankës Botërore. Këto vëzhgime kishin secila një mostër nga rreth 1,500 deri në 30,000 njerëz. Vendet e përfshirë në studim janë Shqipëria, Etiopia, Guatemala, Indonezia, Nigeria, NiKaragua, Panama, Filipinet, Vietnami. Sipas studimit, në shumë raste, më shumë se 50 për qind e qytetarëve marrin pjesë në këtë informalitet, të paguash taksa të zeza. Në vetëm 10 prej vendeve, të paktën 20 për qind e personave paguanin rregullisht taksa informale. Kjo e ndryshon tablon e taksave në vendet në zhvillim. Studime të mëparshme kanë treguar se, taksat zyrtare arrijnë të mblidhen në nivelin 18 për qind në vendet në zhvillim. Duke u njohur me këtë fakt, taksat informale tregojnë një nxitje për autoritetet lokale.