E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Timoshenkos, refuzohen ligjet

Refuzohen ligjet për lirimin e Julia Timoshenkos. Ditën e sotme Parlamenti i Ukrainës ka hedhur poshtë dy ligjet, të cilat do të mund të siguronin lirimin e  ish-kryeministres.

157 vota të parlamentarëve janë siguruar nga mbështetësit e Timoshenkos, ndërsa u duhej një shumicë prej 226 votash.

Timoshenko është shpallur fajtore në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjeve të gazit me Rusinë në vitin 2009, për të cilat Qeveria e presidentit Viktor Janukoviç deklaron se kanë qenë të pa favorshme për Ukrainën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›