E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi ne Britani, tani me afer

Interviste me Megi Mazreku, Market Development Manager per Study in England

A mund te na beni nje prezantim se cfare eshte programi juaj, Study in England?

Study in England eshte krijuar ne vitin 2003 dhe ne bashkepunojme me shkollat , kolegjet dhe Universitetet me te mira ne Londer, Cambridge dhe Oxford. Mbreteria e Bashkuar eshte nje vend shume terheqes per studentet. Ka shume Institucione per te zgjedhur, prandaj ne jemi ketu ne Shqiperi keto dite qe te bejme zgjedhjen tuaj se bashku, te zgjedhim shkollen me te mire. Misioni yne eshte qe studentet shqiptare te njihen me sistemin dhe opsionet qe ofron Mbreteria e Bashkuar. Kemi perfaqesues jo vetem ne Tirane por edhe ne Londer, Cambridge dhe Oxford. Duke njohur shume mire sistemin e edukimit ne Britanine e Madhe, ne mund t'i pergjigjemi cdo pyetje qe ju keni dhe t'iu ndihmojme ne zgjedhjen me te rendesishme te jetes tuaj. Nese nuk jeni te sigurt se cfare te zgjidhni, ne mundesojme vizita ne shkollat e preferuara ndihmuar ne zgjedhjen tuaj. Kostoja e studimit nese aplikoni direkt ne kolegj apo nepermjet nje agjenti arsimor eshte e njejte. Ndryshimi qendron ne faktin se ne kemi njohuri te shkelqyera te programeve qe keto institucione ofrojne dhe dime t'iu orientojme te beni zgjedhjen me te mire per te realizuar endrren tuaj studimore. Dhe ky sherbim qe ne ofrojme eshte krejtesisht falas.

Si funksionon sistemi i pergatitjes per ne universitet ne Britani?

A-level eshte nje sistem kolegji, i cili fillohet ne moshen 16 vjecare dhe eshte ideal per ata studente te cilet kane ide te qarta se ne cilat dege duan te studiojne ne universitet. Ky konsiderohet kualifikimi i arte standard ne shtetin anglez dhe eshte opsioni i preferuar i atyre studenteve te cilet duan te aplikojne ne Cambridge, LSE apo ne 10 universitetet me te mira ne mbare Angline. A-level perfshin 3- 4 lende te zhvilluara ne dy vjet. Ndersa University Foundation eshte ideal per Studentet te cilet kane perfunduar shkollen e mesme ne Shqiperi (17/18+), dhe deshirojne nje program te shpejte 1-vjecar qe u sherben per te hyre ne universitetet Britanike. Pas moshes 16 vjecare, studentet mund te ndjekin kolegjet me gjashte forma ose institucione te tjera te metejshme te arsimit. Pas dhenies se provimeve te GCSE-se, studentet mund te lene shkollen e mesme ose mund te zgjedhin te vazhdojne studimet e tyre ne kolegje profesionale ose teknike ose mund te japin provime te nje niveli me te larte te shkolles se mesme, i cili njihet si AS-levels pas nje viti shtese studimi. Duke ndjekur dy vite studimi, studentet mund te japin provimet e A-level (Niveli i Avancuar), te cilat kerkohen per te hyre ne Universitetet e Mbreterise se Bashkuar.

Nese mund te na thoni dicka per Cambridge Education Group (CEG) qe tashme eshte prezent edhe ne Shqiperi...

Qe ne vitin 1952 Cambridge Education Group ndihmon studentet e Mbreterise se Bashkuar dhe ata nderkombetare per te arritur me te miren e tyre nga ana akademike dhe kreative. Studentet e CEG vijne nga mbi 120 vende dhe vazhdojne studimet e tyre jo vetem ne Universitetet me prestigjioze ne Mbreterine e Bashkuar por edhe ne Universitetet kryesore ne mbare boten. CEG ka krijuar nje reputacion te lakmueshem me Universitetet me te mira te Mbreterise se Bashkuar. Ata jane specialiste ne ofrimin e programeve akademike dhe te gjuhes Angleze, duke pasur dhe shtrirje globale. Fale fokusimit ne cilesi per cdo faze te studimeve dhe suksesit te padiskutueshem te studenteve te CEG, tashme CEG eshte ofruesi me i madh dhe i pavarur i arsimimit te te rinjve ne Mbreterine e Bashkuar. Ne kemi nje angazhim absolut ne ofrimin e standardeve me te larta te mesimdhenies, mbeshtetje te studenteve ne cdo hap dhe akomodim te rehatshem. Nepermjet shkollave dhe kolegjeve, studentet e CEG kane akses ne nje game te gjere te programeve arsimore ne Mbreterine e Bashkuar duke filluar qe nga 'English language holidays for Juniors', e deri tek kualifikimet akademike tradicionale si 'A-Levels, Cambridge Pre-U dhe programet akademike duke perfshire dhe Artet. Gjithashtu CEG ofron kurse te gjuhes Angleze, si Academic English, General English. Kurse verore te gjuhes ne shume vende atraktive, nje aventure perfekte per te mesuar gjuhen Angleze. CEG ofron nje sere mundesish per te vazhduar studimet Master ne Universitetin e Londres. Programi Master Foundation ofrohet ne Universitetin Birkbeck te Londres. Studentet te cilet perfundojne programin, mund te aplikojne per cdo lloj diplome Master qe ofrojne partneret e Universitetit te Londres si Queen Mary, Goldsmiths, Royal Holloeay, Instituti i Edukimit. CEG ka nje partneritet te gjate me mbi 60 Universitete ne Mbreterine e Bashkuar dhe punon ngushte me Oxford dhe Cambrigde ne pergatitjet e Oxbridge, ofron kurse me qendrim ne kampuse per kolegjet e Universitetit te Londres (Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashme presin aplikime nga studentet e CEG; Universiteti i Arteve te Londres dhe Kingston ofrojne organizime te intervistave ekskluzive dhe akreditojne programet e CEG.

Kur do te kene mundesine studentet shqiptare per te pasur nje interviste me ta?

Regjistrohuni tek Study in England dhe pasi te kryeni Entry test, mund te realizoni nje takim me z. Chris Broadhurst, Market Development Manager i CEG se bashku me Dr. Kevin Savage, Drejtorin e CATS Cambridge dhe Dr. Glen Hawkins, Drejtorin Ekzekutiv, te cilet do te jene te pranishem ne Tirane ne datat 13-16 shkurt per te intervistuar te interesuarit. Nese nuk deshironi te merrni pjese ne provim por deshironi vetem informacion, mund te regjistroheni vetem per nje takim me perfaqesuesit e Cambridge Education Group. Oraret e intervistave do te jene per daten 13 shkurt nga ora 17.00- 20.00, daten 14 nga ora 9.00- 13.00 dhe me date 15 ora 9.00-13.00 dhe 16.00-20.00

Ju keni mundesine qe te perfitoni nje ulje deri ne 30% te kostos se studimit ne Angli.

Bursat do te ofrohen duke u bazuar tek rezultatet e testit te pranimit i cili perfshin testin e matematikes dhe te gjuhes Angleze dhe nga intervistat me Dr. Kevin Savage Drejtorin e CATS Cambridge dhe Dr. Glen Hawkins, Drejtorin Ekzekutiv te CEG.

Provimet per Entry Test

Megi Mazreku thote se mund "te kontaktoni me ne para dates 10 shkurt per t'u regjistruar per Entry Test" dhe jep kontaktin: Megi Mazreku, Market Development Manager

Tel: 0692656317; email: megi.mazreku@gmail.com. Provimet do te zhvillohen me date 11 shkurt dhe daten 13 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›