E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, në Shqipëri 9 zona të ndotura mjedisore, ku jetohet e punohet

TIRANE- Studimi ‘Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave te Nxehta Mjedisore ne Shqiperi’, pjesë e projektit të UNDP ka identifikuar 9 pika të nxehta mjedisore në Shqipëri, për të cilat do nisë një plan rehabilitues që ndikimi në mjedis të jetë sa më i vogël. Pasi në këto zona të ndotura njerëzit vazhdojnë të jetojnë e të punojnë.

Gjatë prezantimit të këtij studimi Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj Gulden Turkoz-Cosslett ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së një legjislacioni specific për sa i përket pikave të nxehta mjedisore.
“Shqipëria nuk ka legjislacion specifik për sa i përket pikave të nxehta mjedisore.” – u shpreh ajo.

Pikat e nxehta te identifikuara jane: Dampa e Minieres se Gurit te Kuq ne breg te Liqenit te Ohrit; Shkriresi i Ferrokromit ne Elbasan; Fabrika e Baterive ne Berat; Zona e Minieres se Perrenjasit; Ndertesat e Minieres se Bitinckes, prane Korces; Alba Film ne pjesen lindore te Tiranes, ne zonen e Ish Kinostudios; Ndermarrja Dajti ne Tirane; Dampa e Pesticideve ne Rreshen dhe fabrika e Tekstileve ne Berat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›