Samiti i Sarajevës, Hyseni: Marrim pjesë vetëm si të barabartë
BRUKSEL- Kosova në samitin e Sarajevës mund të marrë pjesë vetëm e barabartë, tha sot ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, në një takim në Bruksel me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fule.
Ministria e Jashtme kosovare bën të ditur se Hyseni foli me Fule për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te perspektiva evropiane e Kosovës dhe te aspekte që lidhen me pjesëmarrjen në nisma dhe struktura rajonale.
Në këtë kontekst, ministri Hyseni permendi edhe masat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë drejt zbatimit të kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, duke folur në veçanti për marrëveshjet për ripranim të personave dhe miratimin e legjislacionit përkatës.
Në këtë takim, ministri Hyseni ka përsëritur qëndrimin se “Kosova mund të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës vetëm si palë e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë”, pra “sipas formul¸s s¸ aplikuar gjat¸ takimit t¸ ministrave t¸ Jasht¸m t¸ vendeve anëtare t¸ BE-s¸ dhe t¸ Ballkanit Per¸ndimor, që është mbajtur n¸ Prag¸ vitin e kaluar, q¸ njihet si GYMNICH”.
(e.n/BalkanWeb)