Vdes shpikësi iavionëve luftarak''Sukhoi''
MOSKE- Shpikësi legjendar i avionëve luftarakë ''Sukhoi'' që i kanë sjellë miliarda dollarë industrisë ruse, vdiq në Moskë në moshën 81-vjeçare, njoftoi sot media ruse.
Drejtori i Institutit të analistëve strategjikë dhe teknologjik, Ruslan Puhov deklaroi se inxhinieri rus, Mihail Simonov, vdiq si pasojë e një sëmundjeje të rëndë'.
I diplomuar nga instituti i aviacionit ''Kazan'' (Volga), Mihail Simovov nisi karrierën e tij në një shoqëri që merrej me dizenjimin e avionëve të vegjël turistikë në fillim të viteve 1960, para se të bëhej në vitin 1983 drejtor i përgjithshëm i zyrës së projektimit ''Sukhoi'', që zhvilloi planin legjendar të avionit luftarak Su-27.
Dizenjuar në vitet 1970, në një kohë kur Bashkimi Sovjetik u bë i vetëdijshëm për hendekun teknologjik në perëndim, Su-27 u bë i njohur si një nga avionët luftëtarakë më të mirë të shekullit të XX dhe u krijua në disa variante të ndryshme.
(s.g/atsh/BalkanWeb)