Kriza e euros e shpjeguar me “Lego”

Michael Cembalest punon për kompaninë financiare JP Morgan dhe në një punë të tij të fundit ka vendosur të përdorë “Lego” për të shpjeguar krizën e borxhit të bashkimit europian. Përkeqësimi i krizës ka bërë që shumë kreativ të realizojnë skema, infografike dhe video, për të shpjeguar sa më thjeshtë se cfarë po ndodh. Deri tani asnjë nuk kishte realizuar një skemë që të tregojë krizën e parë nga sytë e një fëmije 9 vjecar.
Cdo kukull paraqet një prej subjekteve të përfshirë në krizë. Shigjetat tregojnë se ku dëshirojnë të shkarkojnë efektet krizës, subjektet e përfshirë në të, për të dalë të padëmtuar.
1. Spanja, Italia dhe të gjithë shtetet në “periferi” të euros mendojnë se banka qendrore europiane (BQE) duhet të blej obligacione (bonde), për të evituar që diferenca e rendimentit (spread) midis titujve të shteteve të ndryshme të rritet dhe që të fitojnë kohë për të aplikuar planet e shkurtimeve. Pika kritike është Italia, me borxhin e saj publik të barabartë me një të katërtën e prodhimit të brendshëm për vitin e ardhshëm, të cilit i shtohen dhe 100 miliard eurot e borxhit bankar. Italia u përball me një plan shkurtimesh në vitet 90, por në atë kohë ishte në lojë hyrja në euro. Por në proporcion vendi pati një rritje më të fortë para futjes në euro.
2. Cdu, Csu dhe FDP janë partitë e maxhorancës në parlamentin gjerman dhe mendojnë se Gjermania nuk duhet të bëjë më tepër sec ka premtuar, për të ndihmuar ekonominë e euros. Disa degë minoritare brenda tyre janë edhe kundra revizionit të planeve nga “European Financial Stability Facility” (EFSF), fondi i krijuar nga shtetet e eurozonës për të ndihmuar njeri-tjetrin. Tre partitë kërkojnë reforma mbi punën dhe pensionet në vendet e “periferisë” së euros dhe kundërshtojnë krijimin e obligacioneve europiane (eurobond), që do të rrisnin interesat e paguara prej tyre.
3. Finlanda është duke kërkuar nga administrata e EFSF që të vlerësohet ekspozimi i secilit shtet kundrejt të tjerëve për sa i përket borxhit. Holanda gjithashtu duket se do të ndërmarrë të njëjtën rrugë.
4. Social demokratët dhe të gjelbrit janë partitë e minorancës së parlamentit gjerman, por nëse bëhen zgjedhje të parakohshme, sondazhet tregojnë se do të bëheshin partia e maxhorancës. Të dyja partitë janë dakord për një rritje përtej 400 miliard eurove të EFSF dhe mund të pranojnë një sistem fiskal europian federal, nëse është e nevojshme për të shpëtuar euron.
5. Banka qendrore gjermane mbron interesat fiskale dhe monetare të Gjermanisë dhe ka shprehur shpesh herë shqetësimin për mënyrën se si është përballur deri tani kriza. Banka kërkon një impenjim të drejtpërdrejt nga vendet e euros në vështirësi, të vënë në praktik planet e shkurtimeve dhe të reformojnë pensionet dhe tregun e punës.
6. Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) ka luajtur deri tani një rol pasiv, duke dhënë para borxh dhe duke kontrolluar planet e shkurtimeve të Greqisë, që janë duke dështuar në mënyrë të mjerueshme. Deklaratat e fundit të drejtorit të fondit, Christine Lagarde, mund të sjellin në një impenjim më të drejtpërdrejtë të fondit.
7. Banka qendrore europiane po blen obligacione Spanjolle dhe Italiane për të modifikuar rendimentet dhe ti bëjë më tërheqës. Ky sistem nuk funksionoi në Irlandë, në Greqi apo në Portugali. BQE-së nuk i pëlqen ky rol dhe mendon se qytetarët europian duhet të marrin përsipër koston e daljes nga kriza.
8. Pasi nguli këmbë për një kohë të gjatë për të hyrë në euro, tashmë Polonia është tërhequr dhe po mundohet të kuptojë se kush do të marrë përsipër koston e krizës së borxhit. Ministri i financave polak kërkon blerjen e obligacioneve të reja nga ana e BQE-së, për një rritje të EFSF dhe ka thënë se Polonia nuk do ti bashkohet euros deri në momentin kur të stabilizohet. Sipas Polonisë problemi i Europës është politik dhe jo ekonomik.
9. Franca shpreson që BQE-ja të bëjë ata që nuk është i zoti të bëjë EFSF-ja. Franca mbështet krijimin e një sistemi fiskal federal, por nëse do të realizohej me anë të një zgjerimi të fondeve të EFSF-së, do të rrezikonte modifikimin e klasifikimit të saj prej AAA.
10. Kontribuentët europian të vendeve që janë duke ia kaluar më mirë do të goditeshin direkt nëse kostot e borxhit do të federalizoheshin, gjithashtu edhe nëse do të kishte një rritje të fondit të EFSF-së, apo edhe na krijimi i obligacioneve europiane (eurobond). Qëllimisht pjesa më e madhe e shigjetave u drejtohet atyre.
11. Komisioni europian dhe shumë ministra të ekonomive europiane janë dakord me blerjen e obligacioneve të reja nga BQE dhe për krijimin e një sistemi fiskal federal, por me ndryshime ndërmjet tyre. Janë kundra rritjes së kontrollit në mënyrë progresive prej Gjermanisë dhe Francës, por që nuk kanë forcën e nevojshme për të ndryshuar situatën.
12. Deri tani, kush ka pasur në pronësi obligacione dhe paketa aksionare në Europë ka fituar lehtësime prej BQE-së dhe kontribuentëve të bashkimit europian. Ka nga ata që mendojnë se tashmë ka ardhur radha e tyre për të ndihmuar në daljen nga kriza.
(a.h/BalkanWeb)