E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takim me Ina Ramen, Shaqirin e Burgajn

Kryeprokurorja Ina Rama, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kane marre pjese ne këtë takim, ku siç njoftohet ne faqen zyrtare, është biseduar për ngjarjen tragjike te Vlorës. Presidenti kërkoi informacion te detajuar mbi zhvillimet e deritanishme, e pasi dëgjoi detajet, kërkoi angazhim maksimal për zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autoreve te krimit. Takimi mes tyre i nisur ne orën 14:00 ka zgjatur vetëm 15 minuta, e siç konfirmohet jo zyrtarisht, teme bisede ka qene vetëm ngjarja e Vlorës, pra ekzekutimi i gjyqtarit 33-vjeçar, Skerdilajd Konomi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›