E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studioja Holandeze fiton konkursin për ndryshimin e Liqenit artificial



Studioja Holandeze fitoi konkursin ndërkombëtar për ndryshimin e Liqenit Artificial të Tiranës. Juria e Konkursit Ndërkombëtar, e përbërë nga arkitektë dhe urbanistë të njohur të arkitekturës dhe urbanistikës, vlerësoi si idenë me potencial më të madh të zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, përfaqësuar nga arkitekti i njohur Ëiny Maas. Projekti harmonizon interesin publik dhe atë privat dhe njëkohësisht zhvillimin urban me natyrën përreth. Në funksion të Tiranës polifunksionale, kjo është vlerësuar si ideja më e mirë për një të ardhme mjaft premtuese dhe me dimension të ri për kryeqytetin. Në bazë të këtij projekti synohet të ketë ndërtesa dhe lokale, ku do të ketë zyra, ku do të ketë gjithçka tjetër për shërbimet, do të ketë banka, do të ketë rezidenca etj. Gjithçka do të përshtatet me harmonizimin e natyrës së liqenit dhe gjithçka që do të jetë në shërbimin e qytetarëve, të rinjve, të moshuarve, fëmijëve etj. Kryetari i jurisë dhe njëkohësisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se ky nuk do të jetë projekti përfundimtar sepse pritet të ketë disa ndryshime gjatë aplikimit të tij, i cili do të përshtatet me ambientin pranë digës së liqenit ku pritet të ndërhyhet. Në konkurs morën pjesë katër studio të huaja të njohura për realizimin e projekteve të shumta në të gjithë botën. Studiot që morën pjesë janë: Carlos Ferrater, arkitekti spanjoll që nga viti 1971 punon në studion e tij projektuese në Barcelonë; BOLLES+ËILLSON, Themeluar në Londër në 1980 me drejtues nga partnerët themelues, prof. Julia B Bolles-Ëilson dhe Peter Ëilson; MVRDV është themeluar në Roterdam në 1991 nga Ëiny Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries; David Chipperfield Architects, themeluar në 1984 i ka zyrat e saj në Londër, Berlin dhe Milano dhe një studio përfaqësuese në Shangai. E. Sako

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›