E Diel, 1 Nëntor 2026

ISSH:Nuk ka ndryshuar skema për pensionet por vetëm kontributet



Jonida Tashi

Rritet paga minimale mujore për efekt kontributi për të vetëpunësuarit. Ndërsa masa vjetore e pagesës së kontributeve dhe sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi për zonat fushore dhe malore nuk ka pësuar rritje. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) një ditë pas vendimit të qeverisë për ndryshimin e masës së kontributeve shpjegojnë se skema e pensioneve nuk ka pësuar asnjë ndryshim. I vetmi ndryshim që ka sjellë vendimi i qeverisë në skemën e pensioneve është rritja e pagës minimale mujore për efekt kontributi për të punësuarit dhe vetëpunësuarit. Qeveria vendosi që paga minimale për efekt kontributi nga rreth 13 mijë lekë, që është aktualisht, të rritet në 14 800 lekë. Por ky ndryshim nuk prek nivelin e sigurimeve në sektorin privat apo shtetëror.
Specialistët
Sipas specialistëve të ISSH-së, ndryshimi i masës së pagës minimale për efekt kontributesh është një element periodik dhe dinamik në varësi të procesit të rritjes së pagave në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi përcaktohet çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për këtë vit, paga minimale në shkallë vendi është përcaktuar në masën 17 mijë lekë. Ndërsa paga minimale për kontributet që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit është më e vogël se paga minimale 14 830. Specialistët sqarojnë faktin se, norma kontributeve për efekt të sigurimeve shoqërore nuk ka ndryshuar. Kjo do të thotë se për të gjithë paguesit, të punësuar apo të vetëpunësuar, nuk ka asnjë ndryshim në skemën e pensioneve.
Vendimi
Qeveria ka bërë të detyrueshme sigurimin për të gjithë ata që ndërtojnë vetë. Në projektvendim është bërë një klasifikim i qartë për kriteret që duhet të ketë një biznes që të konsiderohet si ambulant. Nisur nga përcaktimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për herë të parë në këtë vendim në kapitullin e parë, janë përcaktuar procedurat e regjistrimit dhe të pagesës së kontributeve të personave që punësohen në veprimtaritë e ndërtimit të banesave vetjake. Për këto raste detyrimin për evidentim, mbledhjen dhe derdhjen e kontributit e kanë bashkitë e komunat që japin lejen e ndërtimit. Një praktikë e tillë zbatohet edhe në shumë vende të tjera.

Pagesat e kontributeve për efekt të Sigurimeve Shoqërore
Ishte Bëhet
Përqindje mbi të cila paguhet kontributi
për të vetepunësuarit 26.2 26.2
Përqindja e sigurimit shëndetësor
për të vetëpunësuarit 7 7
Përqindjet mbi të cilën bëhen
pagesat për të punësuarit 29.5 29.5
Përqindja e sigurimit shëndetësor 3.4 3.4

Paga minimale për të punësuarit dhe vetëpunësuarit
Ishte Bëhet
Paga minimale mujore për efekt
kontributi për të vetëpunësuarit 13 149 14 830
Paga minimale për të punësuarit 17 000 17 000
Paga maksimale për të punësuarit 65 700 74 150
Masa vjetore e pagesës së të vetëpunësuarve
në bujqësi:
Për zonat fushore 12 000 12 000
Për zonat malore 7 800 7 800
Sigurimi shëndetësor vjetor për të vetëpunësuarit
në bujqësi:
Në zonat fushore 3 360 3 360
Në zonat malore 2 016 2016

ISKSH, Rimbursimet më të mëdha përqendrim tek sëmundjet më të përhapura

Numri i barnave të rimbursueshme është përqendruar më tepër tek sëmundjet më të përhapura në popullatë. Sipas ISKSH-së, mbulimi me barna të rimbursueshme për grupin e popullatës që vuan nga sëmundjet me përqindje më të lartë, zë një përqindje të lartë në listën e Drejtorisë së Çmimeve dhe Rimbursimit të Barnave. Në bazë të statistikave të kryera nga autoritetet shëndetësore sëmundjet më të përhapura janë sëmundjet kardiovaskulare, të cilat zënë vendin e parë në sëmundshmërinë e përgjithshme të popullatës dhe rimbursohen 70 për qind nga ISKSH-ja. Njëkohësisht, këto sëmundje zënë 33,3 për qind të shpenzimeve të rimbursimit vjetor për barnat. Këto janë sëmundje me rrezikshmëri të lartë dhe përqindje të lartë invaliditeti. Një gjë e tillë e rimbursimit është parë edhe në aspektin social, ku shumica e popullsisë është me të ardhura më të ulta. ISKSH pohon se është bërë mbulimi i të gjitha grupsëmundjeve dhe një shpërndarje e drejtë e fondeve, duke marrë në konsideratë shpenzimet për rimbursimin e barnave në vitin 2007. Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2008, përfaqësohet nga 14 grupe të klasifikimit ATC dhe mbulon rreth 94 përqind të sëmundjeve kronike. Lista e Barnave të Rimbursueshme është pasuruar këtë vit me 21 alternativa të reja.

Rimbursimi më i lartë
Grupet ATC
A-Ap.Tretes 12.02%
B-Gjaku 4.05%
C-Cardiol. 33.34%
D-Derm. 0.20%
G-Urologj. 4.49%
H-Hormonal 3.31%
J-Antiinf. 2.22%
L-Antineopl. 6.65%
M-Muskul. 2.28%
N-Neurolog. 12.68%
P-Antiparazit. 0.00%
R-Respirat. 8.44%
S-Okulist. 2.30%
V-Te ndrysh. 8.04%

1 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›