LSI: Rrëmbimi i 2 policëve kosovarë provokim i shëmtuar i Serbisë
TIRANE- LSI nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Luan Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e dy policëve kosovarë prej forcave serbe. Duke e dënuar këtë akt, Luan Rama tha se ky është një provokim i turpshëm nga ana e Serbisë.
“Më lejoni që gjithashtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të denoncoj aktin provokativ të rrëmbimit të dy punonjësve të policisë së Republikës së Kosovës prej forcave serbe si një akt të shëmtuar që jo vetëm provokon rëndë klimën e dialogut dhe të bashkëpunimit që është i domosdoshëm edhe për Kosovën, edhe për Serbinë në funksion të integrimit evropian të të dy shteteve”, tha ai.
“Nga nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron këtë akt një cënim të rëndë të integritetit territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës dhe kërkon që jo vetëm të zgjidhet në mënyrë të menjëherë dhe në përputhje me frymën e partneritetit midis vendeve evropiane, por që qeveria e Republika e Serbisë, që autoritetet politike të Serbisë të kuptojnë dhe demonstrojnë realisht për të qenë partnerë evropianë dhe që janë shkëputur një herë e përgjithmonë nga mentaliteti dhe praktika e Serbisë së vjetër të dënuar një herë prej të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, thuhet më tej në reagim.
Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë shtet i pavarur, demokratik evropian dhe askush nuk mund të cenojë askënd, asnjë qytetar të Kosovës, asnjë përfaqësues me apo pa uniformë të shtetit të Kosovës, deklaron Rama më tej.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është në këtë rast në anën e autoriteteve të Kosovës, në anën e qeverisë së Kosovës dhe duke mbështetur edhe deklaratën e ministrisë së Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë kërkon edhe prej autoriteteve të diplomacisë investimin maksimal të çështjes dhe rikthimin e dy punonjësve të policisë së shtetit Republikës së Kosovës në detyrën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve dhe republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
(ma.ar/BalkanWeb)