E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac, plagoset me armë zjarri 30-vjecarja, në kërkim autori

LAÇ- Një 30-vjecare është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e vogël të Lacit.

Mësohet se e plagosura është shtetësja Blerta Islami, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes dhe ta shpallë atë në kërkim.

Sipas burimeve të policië nuk dihen ende motivet e plagosjes dhe lidhja që autori mund të ketë pasur me 30-vjecaren.

Pas plagosjes me armë zjarri, Blerta Islami është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe në ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›