E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhi në Elbasan, shkulen 15 pemë

Elbasan-Ndërkohë që pjesa tjetër e vendit ka vuajtur një vapë të padurueshme, Elbasani dhe zonat e Librazhdit janë përballur pak më parë me një mot dimëror.

Në pjesën më të madh te Elbasanit dhe Librazhd janë regjistruar shira të shumtë, të shoqëruar me erë të fuqishme dhe breshër.

Në parkun Rinia të qytetit të Elbasanit, sipas burimeve nga dëshmitarët janë shkulur rreth 15 pemë të mbjella prej kohësh. Për fat të mirë zona ka qenë e zbrazur atë moment.

Nuk bëhet e ditur për të tjera dëme, ndërkohë që zyra e emergjencës nuk ka marrë ndonjë thirrje për ndëhyrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›