Al-Kaeda, ekzekutorja më e madhe e myslimanëve në botë
Sipas një raporti të fundit, sulmet e organizatës vrasin më shumë myslimanë sesa jomyslimanë
Të gjithë e dinë se edhe myslimanët vetë janë viktima të terrorizmit islamik, por një studim i ri i publikuar nga Qendra për Luftën kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara flet për një fakt shumë interesant: shumica e viktimave të Al-Kaedës janë në fakt myslimanët. Në betejën kundër atyre që nuk besojnë a janë vrarë edhe vetë besimtarët? Nga kjo pyetje turbullohet edhe vetë Al-Kaeda. Deri më tani mendohej se të ashtuquajturat "dëme kolaterale" të sulmeve islamiste kundër "armiqve" të pafe kanë qenë të pakta, pra shumë pak myslimanë kanë mbetur të vrarë aksidentalisht. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Faktet flasin për një tjetër realitet. Nga vitet 2004-2008 për shembull, Al-Kaeda mori përgjegjësinë e 313 sulmeve terroriste të kryera që rezultuan në vrasjen e 3010 personave. Edhe pse këto sulme përfshijnë incidente terroriste të ndodhura në Perëndim si në rastin e sulmeve të Madridit dhe Londrës, vetëm 12% e të vrarëve ishin perëndimorë. Nuk është i papritur fakti që Al-Kaeda vret më shumë myslimanë sesa persona të besimeve të tjera fetare, veçanërisht në botën islamike. Për sa i përket studimit, ai është bazuar vetëm në rastet kur Al-Kaeda ka marrë përgjegjësinë e sulmeve terroriste, që do të thotë se shumë viktima të tjera mbesin jashtë këtij raporti. Një nga arsyet e numrit më të madh të viktimave myslimane është pamundësia e Al-Kaedës që të godasë në vendet perëndimore, ndaj fusha e saj e preferuar e betejës janë vendet islamike dhe si pasojë edhe viktimat janë më së shumti vetë myslimanët. Qendra e mësipërme ka publikuar gjatë viteve një sërë studimesh shumë interesante në lidhje me statistika, fakte, tipare dhe tendenca të ndryshme të luftës kundër terrorizmit. Këto janë studime të bëra përmes një metodologjie shkencore dhe në radhë të parë përdoren si bazë materiale për hartimin e strategjive të ndryshme të luftës dhe të veprimit. Ideja që Al-Kaeda është veçanërisht e dhunshme dhe e pamëshirshme edhe ndaj vetë besimtarëve myslimanë dhe popullsive të vendeve arabe është një ide që ka kohë që ka dalë dhe tani ajo mbështetet edhe nga një studim i mirëfilltë. Një fakt i tillë, thuhet se ka qenë shqetësues edhe për vetë ideologët e Al-Kaedës, të cilët zyrtarisht e mohojnë këtë tendencë, duke deklaruar se myslimanët janë vetëm "dëme kolaterale"