E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Librazhd, plagoset një person

LIBRAZHD-Një 53-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik sot në Librazhd. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ne aksin Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.
Sipas policisë një maune me targa AH 42 66 C ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj, ndërsa rrezikohej të binte në lumin Shkumbin.
Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i maunes Rrok Gjeta 53 vjec.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit ku dhe ndodhet ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten. Mësohet se shkak i aksidentit ka qënë tejkalimi i shpejtësisë dhe lodhja duke bërë që drejtuesit të humbasë kontrollin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›